Publikuar më 28 Март, 2019 në Lajme, Deri më 17 vjet
Përfaqësuesja U15 e Maqedonisë ka shënuar fitore 2:1 në takimin e parë kontrollues dhe barazoi pa gola 0:0 në testin e dytë me Poloninë U15.
Besart Guxhufi ishte autor i dy golave për shpresat e vendit në fitoren 2:1.
Në duelin e dytë Maqedonia U15 kishte disa raste të mira shënimi, mirëpo Elezi dhe Guxhufi nuk gjetën rrugën e rrjetës së përfaqësueses polake.
MAQEDONIA U15: Vasko Vasilev, Mirçe Stoilov, Marko Ristov, Blend Zeqiri, Enis Buçi, Matej Angelov, Almir Oda, Matej Gjorgiev, Georg Stojanovski, Dashmir Elezi, Besart Guxhufi.
Luajtën edhe: Stefan Tasev, Igor Janevski, Maksim Milloshevski, Donart Ibraimi, Marko Trenevski, Biktor Bonevski, Mite Mitev, Mihail Talevski, Memetriza Hamza.
Seleksionues: Dobrinko Ilievski