Publikuar më 10 Септември, 2022 në Lajme, Deri më 17 vjet
Përfaqësuesja U15 e Maqedonisë është fituese e turneut zhvillimor të UEFA-s që u zhvillua në Shkup.
Në ndeshjen e fundit Maqedonia arriti të fitojë ndaj Kosovës dhe të përfundojë në pozitën e parë.
Të përzgjedhurit e seleksionuesit Rade Karanfilovski humbën një rast të jashtëzakonshëm në startin e ndeshjes me anë të Angellevskit.
Në minutën e 27-të, Grashevski shënon për avantazhin e Maqedonisë pas një pasimi të shkëlqyer të Brankovskit.
Në vazhdim të ndeshjes Kosova barazoi në minutën e 64-të. Në minutën e 69-të, Grashevski për herë të dytë u regjistrua në listën e golashënuesve për avantazh dhe fitore të Maqedonisë. Meritë të madhe për golin e dytë pati Stamatovski, i cili pas një depërtimi të shkëlqyer në krahun e majtë, asistoi për Grashevskin.
Maqedonia: Xhangarovski, Jaku, Stoilov, Kesic, Markovski, Angellevski, Brankovski, Grashevski, Nazif, Bojovic, Zaev;
Përfaqësuesja U15 e Maqedonisë luajti një turne të shkëlqyer, në të cilin futbollistët tanë të rinj u pohuan me një lojë të shkëlqyer ofensive dhe futboll modern. Një nga më meritorët për këtë triumf, Rade Karanfiloski i përgatiti mirë futbollistët tanë të rinj, gjë që tregoi se kjo gjeneratë posedon kualitet të madh dhe se mund të presim rezultate të reja pozitive në të ardhmen. Ky ishte grumbullimi i tretë i përfaqësueses së re, seleksionuesi Rade Karanfiloski së bashku me ekipin profesional po punojnë shumë dhe ngadalë por me siguri krijojnë një gjeneratë të madhe të futbollistëve të rinj.