Publikuar më 03 Мај, 2022 në Lajme, Deri më 17 vjet
Përfaqësuesja
U15 e Maqedonisë, në një ndeshje të shkëlqyeshme arriti të merr fitore ndaj
Qipros në kontrolluesen e luajtur ndërmjet dy përfaqësueseve.
Në stadiumin “Mlladost” të Strumicës, të përzgjedhurit e trajnerit Dragan Naçevski zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer, duke fituar 3:1.
Maqedonia e nisi me sulme dhe në minutën e 3-të Luka Makalovski shënoi për avantazh 1:0. Tre minuta më vonë humbëm një mundësi të madhe për të rritur avantazhin. Në minutën e 12-të, kishim një tjetër rast të mire me Berkay Shainin, i cili ishte në një pozicion një me një me portierin kundërshtar, por nuk arriti të shënonte. Në minutën e 23-të të ndeshjes përfituam një penallti. Gorazd Ristovski ishte i saktë nga pika e bardhë, duke ngritur avantazhin në 2:0 për Maqedoninë.
Në vazhdim të ndeshjes Maqedonia vazhdoi me lojën dominuese. Në minutën e 65-të, realizuam gol për epërsi 3-0. Autor i golit të tretë për Maqedoninë ishte Berkaj Shaini. Në fund të ndeshjes, skuadra qipriote vetëm se arriti të ngushtojë diferencën në 3:1.
Maqedonia: David Iloski, Gorazd Ristovski, Luka Atanasovski, Milosh Spasovski, Hisar Ali, Marko Kish, Luka Makalovski, Aleksandar Grasevski, Berkaj Shaini, Zlatko Radevski, Kamenco Andonovski:
Trajner: Dragan Naçevski;