Maqedonia U15 fitoi bindshëm ndaj Maltës në ndeshjen e dytë kontrolluese të luajtur në Shkup

Publikuar më 12 Мај, 2023 Lajme, Deri më 17 vjet


Përfaqësuesja U15 e Maqedonisë ka arritur të merr fitore ndaj Maltës në kuadër të duelit të dytë kontrollues ndërmjet këtyre dy përfaqësueseve.

Në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” lojtarët e përzgjedhur nga seleksionuesi Dragan Naçeski arritën fitore bindëse me shifra 4:1.

Futbollistët tanë të rinj dominuan këtë ndeshje që nga fillim, duke treguar se janë përfaqësuese më e mirë se Malta. 

Golat për Maqedoninë i shënuan Jakov Stojkovski, Mihail Mitrevski, Antonio Staleski dhe Martin Xhangarovski.

Në duelin e parë kontrollues, Maqedonia fitoi minimalisht me shifra 1:0.




   
   
Reprezentacioni A