Publikuar më 11 Октомври, 2022 në Lajme, Deri më 17 vjet
Përfaqësuesja U15 e Maqedonisë ka luajtur ndeshjen e parë kontrolluese nga dy të planifikuar me Serbinë.
Të përzgjehurit e seleksionuesit, Rade Karanfilloski barazuan 2:2 ndaj Serbisë.
Në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup, Maqedonia dhe Serbia zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer, me lojë të hapur dhe 4 gola të shënuar.
Kundërshtari e nisi shumë mirë ndeshjen dhe në fillim të minutës së 5-të me anë të Djurović-it kaloi në epërsi për 1:0. Futbollistët tanë të rinj iu përgjigjën shpejt epërsisë së hershme të Serbisë. Në minutën e 9-të, Brankovski e barazon rezultatin. Në minutën e 12-të Maqedonia bën një kthesë të plotë. Brankovski e shfrytëzoi gabimin e portierit kundërshtar për të shënuar golin e dytë të takimit të sotëm dhe për t'i dhënë epërsi Maqedonisë për 2:1. Në minutën e 27-të Serbia me Damjanoviq barazoi në 2:2.
Në vazhdim nuk pati gola, rrjetat ishin të qeta.
Ndeshja e dytë kontrolluese mes këtyre dy skuadrave do të luhet më 13 tetor në orën 11:00.