Maqedonia U14 sërish barazon pa gola ndaj Turqisë

Publikuar më 08 Април, 2024 Lajme


Përfaqësuesja U14 e Maqedonisë ka barazuar pa gola në ndeshjen e dytë kontrolluese ndaj Turqisë.

Ekipi i udhëhequr nga seleksionuesi, Nexhat Shabani zhvilloi një ndeshje të dytë në stadiumin Gjorçe Petrov, e cila u mbyll me barazim pa gola ndaj Turqisë. 

Në minutën e 25-të Masev goditi me kokë, por futbollistët turq larguan topin nga porta, në minutën e 38-të Ristiç pati një goditje pranë shtyllës dhe në pjesën e dytë Marin Krstevski pati një mundësi të mirë për Maqedoninë.

Maqedonia U14: Dimitar Petrov, Matej Masev, Mihajlo Pavlov, Matej Boçevski, Kristijan Nelovski, Amar Akiki, Adrian Velevski, Dardan Ademi, Pavel Stojanov, Marin Krstevski, Stefan Ristic; 

Luajtën edhe: Aleksandar Polimak, Andrej Jankulovski, Mursal Zuber, Matej Fenev, Ardi Bajrami, Sergej Bogdanovski, Kosta Georgievski, Mario Stojçevski, Arijon Alimi, Lis Imeri, Bllagoja Sedlovski;

Nexhat Shabani– seleksionues i Maqedonisë U14: 

- Kemi luajtur kundër një kundërshtari shumë të fortë. Jemi përballur shumë herë me Turqinë në kategori të ndryshme moshash dhe kurrë nuk kemi qenë aq të barabartë sa në dy ndeshjet e fundit. Në fakt, mendoj se ishim kundërshtari më i mirë dhe e merituam të fitonim një nga dy ndeshjet.

Jam i lumtur që lojtarët tanë treguan cilësi. Ne humbëm disa raste të pastra shënimi, por duke pasur parasysh se kjo është ndeshja e parë ndërkombëtare për lojtarët tanë të rinj, ndoshta nervozizmi dhe presioni luajtën një rol në këtë ndeshje. Të gjithë futbollistët meritojnë urime për lojën e treguar dhe shpresoj që në të ardhmen të kemi mundësi për rezultate të mira.





   
   
Reprezentacioni A