Maqedonia U14 humb kontrolluesen e parë nga Sllovenia

Publikuar më 10 Мај, 2022 Lajme, Deri më 17 vjet


Përfaqësuesja U14 e Maqedonisë ka luajtur sot ndeshjen e parë nga dy duelet e parapara kontrolluese kundër përfaqësueses së Sllovenisë.

Ndeshja u zhvillua në Umag të Kroacisë dhe të rinjtë tanë u mundën me rezultat bindës 4:1.

Sllovenia e hapi shumë mirë ndeshjen, me anë të Ziga Krajncit që në minutën e 6-të kaloi në epërsi me 1:0. Rastin e parë më serioz Maqedonia e pati në minutën e 16-të, kur Semirov u gjend në një situatë të shkëlqyer, por goditja e tij me kokë ishte e pasaktë. Në minutën e 28-të, një mundësi e re e mirë për Maqedoninë, Ilazi kishte një goditje të mirë drejt portës sllovene, por portieri kundërshtar bëri një ndërhyrje përfekte. Dy minuta më vonë Stoilov pati një goditje të shkëlqyer me kokë, por portieri kundërshtar edhe në këtë situatë u ngrit mirë dhe arriti ta zbusë goditjen e futbollistit tonë. Ilazi e pati rastin më të mirë për Maqedoninë në pjesën e parë në minutën e 40-të. Maqedonia luajti futboll të mirë në pjesën e parë, krijuam shumë mundësi për të shënuar, por nuk kishim fat për të realizuar.

Në vazhdim të ndeshjes, të përzgjedhurit e seleksionuesit Rade Karanfilovski luajtën më dobët, kundërshtari në minutën e 48-të shfrytëzoi një tjetër mundësi dhe arriti ta kthejë në gol për avantazh 2-0. Në minutën e 55-të Maqedonia me meritë shënoi gol me anë të Taleskit për të ulur avantazhin. Kundërshtari me anë të Nick Belovic në minutën e 61-të të ndeshjes kaloi në epërsi me 3:1. Në minutën e 69-të Sllovenia shënoi një tjetër gol për shifra finale 4:1.

Ndeshja e dytë kontrolluese ndërmjet këtyre dy përfaqësueseve do të luhet më 12 maj me fillim nga ora 11:00.




   
   
Reprezentacioni A