Maqedonia U14 humb edhe kontrolluesen e dytë nga Sllovenia

Publikuar më 12 Мај, 2022 Lajme


Përfaqësuesja U14 e Maqedonisë ka pësuar humbje nga Sllovenia në ndeshjen e dytë kontrolluese.

Në stadiumin në Umag të Kroacisë, të përzgjedhurit e seleksionuesit Rade Karanfilloski, përkundër lojës së mirë dhe rasteve të krijuara, u mposhtën me rezultat 3:1.

Maqedonia luajti një pjesë të parë të shkëlqyer, lojë të hapur dhe nuk shfrytëzoi disa raste për të shënuar. Mundësinë më të mirë e patëm në minutën e 24-të me anë të Taleskit, i cili dërgoi një goditje të mire drejt portës, por nuk pati fat të shënonte.

Në vazhdim Sllovenia kaloi në epërsi për 1:0 në minutën e 49-të të ndeshjes. Pas tre minutash kundërshtari arriti të shënojë edhe një gol. Në minutën e 72-të shifrat shkuan në 3:0 për Slloveninë. Zumberi pas një goditjeje të shkëlqyer me kokë në minutën e 75-të arriti të ngushtojë rezultatin në 3:1.

MAQEDONIA: Loren Zhaku, Riste Stoilov, Mateo Kesiq, Flori Ilazi, David Angelevski, Pavel Grbevski, Blagojçe Agovski, Danilo Delev, Gabriel Taleski, Goce Petreski, Alek Sivakov;

Seleksionues: Rade Karanfiloski;




   
   
Reprezentacioni A