Publikuar më 10 Декември, 2014 në Lajme, Deri më 21 vjet
Përfaqësuesja U 21 e Maqedonisë zhvilloi ndeshje kontrolluese me Horizont Turnovën. Në stadiumin ‘Luanët e rinj’ në Komunën e Gjorçe Petrovit përfaqësuesja e shpresave shënoi fitore 2:0.
Golin e parë e shënoi Viktor Angelov në minutën e 26-të të ndeshjes. Ndërkohë në 2:0 rezultatin e çoi Demir Imeri në minutën e 67-të.
Ndeshja kontrolluese me Horizont Turnovën është pjesë e kampit selektues stërvitor në përfaqësueses U 21 të Maqedonisë që mbahet prej 7 deri më 11 dhjetor.
“Nuk heqim dorë nga kjo mënyrë e selektimit të lojtarëve. Për ndeshjen e sotme kundër Horizont Turnovës ftuam lojtarët të cilët përmes paraqitjeve me skuadrat e tyre kanë vertetuar se posedojnë kualitet të madh për të qenë pjesë e formacionit reprezentues. Ne nuk do të heqim dorë nga kjo mënyrë e punës, e ajo është që tu jepet sa më shumë mundësi lojtarëve të cilët luajnë mirë në klubet e tyre që të imponohen edhe në përfaqësuesen e shpresave”, deklaroi seleksionuesi i përfaqësueses U 21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski.
Udhëheqësi i shpresave të Maqedonisë ndeshjen me Horizont Turnovën e nisi me këtë formacion: Igor Aleksovski, Filip Ristovski, Besir Demiri, Leon Najdovski, Darko Velkovski, Besmir Bojku, Burhan Mustafov, Demir Imeri, Jasir Asani, Filip Petkovski dhe Viktor Angelov.
Trajneri i Horizontit, Shefki Arifiovski luajti me këtë formacion: Kostadin Zahov, Marjan Tashev, Tomisllav Iliev, Mitko Mavrov, Bojan Najdenov, Nikolla Bozhinov, Petar Mitev, Daniell Kovaçev, Mario Krstovski, Rexhep Kurt dhe Dole Mançev.