Publikuar më 06 Октомври, 2017 në Lajme, Deri më 21 vjet
Përfaqësuesja
U 21 e Maqedonisë u mund nga gjenerata e tyre e Serbisë me rezultat 0:2 në
takimin e vlefshëm për xhiron e dytë të kualifikimeve për Kampionatin Europian
të vitit 2019 që do të zhvillohet në Itali.
Shpresat
e vendit pësuan humbjen e parë në një ndeshje kualifikuese pas më shumë se dy
vite, pasi për herë të fundit ishin mundur në shtator të vitit 2015 nga
Islanda.
Serbia nisi më mirë ndeshjen dhe ne minutën e 22-të Sasha Lukiq shënoi për 0:1. Në 0:2 dyfishoi futbollisti i Benfikës së Portugalisë në mintën e 37-të me gol të bukur nga distanca. Mundësinë më të mirë në pjesën e parë Maqedonia e kishte në minutën e 15-të, mirëpo goditjen e bukur të Gjorgjievit e kontrolloi portieri serb. Në pjesën e dytë sërish miqtë kontrollonin lojën, mirëpo pa ndonjë shans më serioz për të shënuar. Maqedonia kishte mundësi përmes Totres në minutën e 69-të, pastaj edhe përmes të posainkuadruarit Georgiev në minutat 79-të dhe posaçërisht 82 kur kishte mundësi të bukur të paktën për golin e nderit, mirëpo nuk arriti të shfrytëzojë rastet. Maqedonia tani pas dy xhirove ka një fitore dhe një humbje në eliminatoret për KE 2019 në Itali.
Ndeshja e rradhës pason pas vetëm katër ditëve, pasi më 10 tetor shpresat e vendit në Portugali do të përballen me përfaqësuesen e re të Gjibraltarit.
MAQEDONI-SERBI 0:2 (0:2)
Qendra stërvitore “Petar Milloshevski”
Arbitër kryesorë: Fransoa Leteksie (Francë)
Golashënues: Lukiq 22’ dhe Zhivkoviq 37’ (Serbi)
Kartona të verdhë: Çeshmexhiev, Petkovski, Kostadinov dhe Elmas (Maqedonia), ndërsa Jovanoviq (Serbia).
Karton i kuq: Çeshmexhiev 86’ (Maqedonia)
MAQEDONIA: Iliq, Popzllatanov, Çeshmexhiev, Amanoviq, Simovski (Krivanjeva 79’), Totre, Elmas, Petkovski (Abaz 66’), Gjorgiev, Selmani (Georgiev 56’), Kostadinov.
Seleksionues: Bllagoja Milevski
SERBIA: Radunoviq, Mashoviq, Radonjiq, Pantiq (Deniq 73’, Joviq, Bogosavac, Jovanoviq, Stefanoviq, Grujiq, Zhivkoviq, Lukiq.