Publikuar më 01 Февруари, 2017 në Lajme, Deri më 21 vjet
Përfaqësuesja U 21 e Maqedonisë muajin e ardhshëm do të
zhvillojë dy ndeshje kontrolluese në teren vendas. Shpresat e udhëhequra nga
Bllagoja Milevski më 24 mars do të ndeshen me moshatarët e tyre të Malit të Zi,
ndërsa katër ditë më vonë, më 28 mars do të luhet takimi kontrollues me
Bullgarinë.
Ndeshjen me Gjeorgjinë, gjithashtu në teren vendas, Maqedonia U 21 do ta zhvillojë më 4 qershor.
“Do të mundohemi në mënyrë kualiative të shfrytëzojmë terminet e UEFA-së për ndeshje kontrolluese. Në takimin e parë kontrolluese gjenerata jonë e re, futbollistët të lindur në vitet 1996/97 do të ndeshen me Malin e Zi, ndërsa një prej testet kryesore para Kampionatit Evropian do të jetë ndeshja me Bullgarinë. Në atë ndeshje do të komponojmë ekipin me reprezentuesit që mendoj të llogaris në Evropianin në Poloni”, shprehet seleksionuesi i përfaqësueses U 21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski.