Maqedonia U 21: Të vërtetojmë vlerën tonë edhe kundër Bullgarisë

Publikuar më 27 Март, 2017 Lajme, Deri më 21 vjet


Maqedoni-Bullgari

Ndeshje kontrolluese

28 mars 2017, ora 14:00

Qendra stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup.

Përfaqësuesja U 21 e Maqedonisë nesër kundër Bullgarisë në orën 14:00 luan ndeshje kontrolluesenë qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup. Për futbollistët të cilët do të luajnë në Kampionatin Evropian në Poloni prej 17 qershorit kjo ndeshje me shumë gjasa do të jetë testi i fundit para kampionatit kontinental.

Portieri i shpresave të vendit, Igor Aleksovski thotë se ndeshja me Bullgarinë është mundësi e mirë për të vazhduar serinë e rezultateve pozitive.

“Gjithmonë është ndjenjë e mirë kur luajmë para tifozëve vendas, ajo për ne gjithmonë është shtytje më shumë. Kemi punuar mirë periudhën e kaluar. E dimë se si afrohet Kampionati Evropian edhe presioni ndaj neve bëhet më i madh, mirëpo nuk ikim nga përgjegjësia. Ndeshja kundër Bullgarisë është mundësi e mirë të mundohemi të vazhdojmë serinë pozitive. Bullgaria ka formacion kualitativ dhe do të jetë ndeshje shumë e mirë. Për ne me rëndësi është të ndjekim instrukcionet e stafit teknik dhe shpresoj të jemi në nivel të detyrës”, u shpreh Aleksovski.

Kapiteni Boban Nikollov vlerëson se edhe në ndeshjen kundër Bullgarisë, përfaqësuesja jonë do të konfirmojë vlerën e saj.

“Pa marrë parasysh se është kontrolluese, kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ne pasi që ky do të jetë me shumë gjasa testi i fundit para Kampionatit Evropian në Poloni. Shkojmë në fitore, ne jemi në mesin e 12-të përfaqësueseve më të mira në Evropë dhe sërish do të mundohemi të tregojmë vlerën tonë. Kemi lënë pas vetes ndeshjen me Lihtenshtajnin dhe fokusohemi për Bullgarinë. Shpresoj publiku të na mbështes si deri tani dhe të jenë një lojtar tepër për ne”, deklaroi Nikollov.

Përballja Maqedoni-Bullgari luhet të martën në terenin e kompleksit të FFM-së, me fillim në orën 14:00. 



   
   
Reprezentacioni A