Maqedonia U 21 sot në Krakov mëson kundërshtarët e Kampionatit Evropian

Publikuar më 01 Декември, 2016 Lajme


Sot në orën 18:00 në Krakov do të mbahet ceremonia e hedhjes së shortit për grupet e Kampionatit Evropian për përfaqësuese deri 21 vjeç që vitin e ardhshëm do të zhvillohet në Poloni. Maqedonia U 21 gjendet në vazon e tretë për shortin e sotëm bashkë me Suedinë, Italinë, Çekinë, Sllovakinë dhe Serbinë. Kundërshtarë potencial nga vazoja e parë janë përfaqësuesja vendase Polonia, pastaj Gjermania, Portugalia, ndërsa Spanja, Anglia dhe Danimarka gjenden në vazon e tretë.

I famshmi Pauleta, ish-reprezentues i Portugalisë dhe golashënues legjendar i PSZH-së në cilësi të drejtorit sportiv i përfaqësueses së Portugalisë me shumë komplimente ka folur për përfaqësuesen e shpresave të Maqedonisë dhe mundësinë për përballje ndërmjet veti në Kampionatin Evropian.

“Maqedonia bëri punë të madhe me kualifikimin në mesin e 12-të përfaqësueseve më të mira. Ju keni eliminuar Francën dhe ajo ishte shokuese për francezët, por edhe për gjithë ne që jemi direkt të kyçur në këtë cikël. Ndoshta Maqedonia sipas rangut nuk është në grupin e favoritëve, mirëpo paraqet përfaqësuese serioze, me shumë energji dhe shpirt ekipor të jashtëzakonshëm. E dini, këtu janë 12-të përfaqësueset më të mira në Evropë dhe çdo ndeshje do të jetë e vështirë, ndoshta favoritë janë Gjermania, Spanja dhe qëllimi i përfaqësueses tonë është gjithashtu titulli evropian, mirëpo do të jetë kampionat shumë kualitativ dhe i paqartë”, shprehet Pauleta.  

Seleksionuesi i përfaqësueses së Serbisë, Tomisllav Siviq thotë se kampionati në Poloni sigurisht do të jetë më i forti në 20-të vitet e fundit.

“Sigurisht do të jetë kampionati kontinental më i fortë në 20-të vitet e fundit pasi edhe sistemi i garave është i tillë që vetëm më të mirët shkojnë më tej. Nuk ka kundërshtar të lehtë, gjithë përfaqësueset kanë kualitet, ndërsa mund të ndahen dy apo tre favoritë, si Gjermania, Anglia, Portugalia, ndoshta edhe Italia”, u shpreh Tomisllav Siviq.

Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Bllagoja Milevski vizitoi një pjesë të tereneve në rrethinën e Krakovit të parapara nga organizatorët për përgatitje të përfaqësueseve pjesëmarrëse në Kampionatin Evropian. Përveç komplekseve stërvitore të ekipeve lokale Zabejezhuv dhe Bronovjanka, delegacioni i Maqedonisë vizitoi edhe komplekset e Visla Krakovit dhe Krakovias, stadiumin ku do të luhet finalja e Kampionatit Evropian për të rinjë. Milevski potencon se është e pafalemenderueshme të parashikohet epilogu i shortit të sotëm.

”Në Kampionatin Evropian grumbullohet elita, ky është filtri i fundit para se të mësojmë kampoionin e ri continental dhe vërtet është e pafalemenderueshme të parashikojmë në aspekt të kundërshtarëve tanë eventual. Puna më e rëndësishme për ne në periudhën që pason ëstë të sigurojmë kushtet më të mira për përgatitje të ekipit dhe të ndjekim aktivitetet dhe paraqitjet e lojtarëve. Jam i bindur se Polonia do të jetë vendas i shkëlqyeshëm. Vendasit edhe në aspekt të rezultateve kanë pritje të mëdha, mirëpo ne gjithmonë fokusohemi vetëm në ekipin tonë. Besoj se të gjithë do ta kuptojmë seriozitetin e këtij eventi të madh për ne dhe të mbetemi pozitivë”, deklaron Bllagoja Milevski.

Prej 16 deri më 30 qershor në Poloni në gjashtë qytete organizohet kampionati kontinental. Krakovi, Kielce, Lublin, Gdinj, Bidgoshç dhe Tuçi janë qytetet mikëpritëse, ndërsa sonte do t’i mësojmë emrat e kundërshtarëve me të cilët do të luajmë në grup. 



   
   
Reprezentacioni A