Publikuar më 16 Ноември, 2017 në Lajme, Deri më 21 vjet
Përfaqësuesja
U 21 e Maqedonisë humbi bindshëm nga Austria në ndeshjen e fundit të
kualifikimeve për Kampionatin Europian që në vitin 2019 do të zhvillohet në Itali.
Në Arenën Nacionale shpresat e vendit u mundën 0:4. Austria dëshmoi se është
kundërshtar për respekt! Shfrytëzuan gjithë gabimet e mbrojtjes dhe që në pjesën
e parë zgjodhën çështjen e fituesit.
Por, çka bëmë ne?
Bllagoja Milevski deri në ndeshjen me Serbinë (5 tetor 2017) në gjithë karrierën e tij kishte vetëm një humbje në teren vendas, kur si trajner i Vardarit u mund nga Steaua Bukuresht. Udhëheqësi i shpresave të vendit tani përballet me një ndjenjë ndryshe.
“Pas serisë së rezultateve negative, sigurisht ndjenja nuk është e këndshme, mirëpo patjetër të besojmë në futbollistët tanë. Austria e bëri atë që na duhej neve, shënoi gol. Gjibraltari gjithashtu, ndërsa e gjithë kjo filloi nga ndeshja me Serbinë. Aftësi realizuese kemi dhe shpresoj se do të gjejmë golashënues që do të realizojë rregullisht. Më lehtë është të jesh negativ, ndërsa më së shumti nuk më pëlqejnë kalkulimet. Ne tani duhet patjetër të mendojmë si të fitojmë ndeshjen e rradhës me Rusinë”, thotë Milevski.
Edhe Austria, por posaçërisht Serbia kanë individë kualitativ të cilët ishin të aftë të na krijojnë mundësi shënimi, ndërsa ne nuk patëm zgjuarsinë dhe energjinë për të cilin kishim nevojë në ato momente.
“Austria nuk luan ndonjë futboll më kualitativ, mirëpo u dëshmuan si kundërshtar i vështirë. Pas insistimit, luftës, agresivitetit, madje edhe me starte jo të pastërta kur ishte nevoja. Nëse shikojmë statistikat ne nuk luajtëm keq në raport me rivalin, kishim më shumë sulme dhe goditje në drejtim të portës së tyre, më shumë posedim të topit, mirëpo gabimet individuale, dekoncentrimi i individëve, mungesa e lojës ‘burrërore’ dhe agresive na kushtoi humbje bindëse”, shtoi Milevski.
“Për formacionin përgjegjës jam unë. Statistika nuk do të ishte me këto numra dhe tregues nëse taktika dhe analiza do të ishte huqur nga ana ime. Besoj në veten dhe vendimet e mia, ndonjëherë edhe në instiktin tim. Besoj apsolutisht në futbollistët. Unë e kam të qartë se gjithë janë më të mençur në humbje, mirëpo asnjëherë në karrierë nuk kam lejuar dikush të ndikojë në punën time dhe nuk do të lejoj as tani. Deri sa unë do të jem seleksionues nuk do të lejoj askush të guxojë të shtyjë apo imponojë diçka në zgjedhjen e futbollistëve. Futbollistët dijnë futboll, e kanë dëshmuar këtë shumë herë, mirëpo patjetër të përgatiten vetë të bartin presionin nga ndeshjet e këtij niveli, gjithsesi me ndihmën tonë. Mendoj se për momentin ky është problem ynë më i madh. Atë e dëshmojnë edhe statistikat e ndeshjeve të deritashme, posaçërisht e fundit me Austrinë ku thuajse në gjithë parametrat jemi më të mirë se kundërshtari, ndërsa rezultati është humbje bindëse”, përfundoi Milevski.