Maqedonia U 21 nesër në Nion mëson kundërshtarët për kualfikimet e KE 2019

Publikuar më 25 Јануари, 2017 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U 21 e Maqedonisë nesër në hedhjen e shortit në Nion të Zvicrës do t’i mësojë emrat e kundërshtarëve për ciklin e ri eliminator për kualifikim në Kampionatin Evropian për të rinjë që vitin 2019 do të zhvillohet në Itali.

Në vigjilie të shortit në selinë e UEFA-së, seleksionuesi i përfaqësueses U 21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski thotë se qëllimi dhe dëshirat për ciklin e ri kualifikues mbeten të njëjta, prat ë jemi konkurentë në grup dhe sërish të tentojmë të përmirësojmë rejtingun.

“Nuk kam ndonjë dëshirë të veçantë në aspekt të kundërshtarëve të mundshëm. Këtë short e presim nga vazoja e katërt, me përmiësim prej 11-të vendeve të renditjes në listën e UEFA-së në krahasim me shortet paraprake dhe me vend të sigurtë në Kampionatin Evropian. Kualifikimet për KE 2019 do t’i nisim me gjeneratë të re të futbollistëve, mirëpo qëllimi dhe dëshirat mbesin të njëjta-të jemi konkurentë në grup dhe të përmirësojmë rejtingun. Ndoshta është specifike ajo se në vitin e njëjtë paralel duhet të përgatitemi me dy gjenerata, me lojtarët që na sollën kualifikimin në Euro 2017 dhe me futbollistët e gjeneratës 1996/97 të cilët duhet të mbajnë barën në të ardhmen. Mirëpo, ne do të ishim më të lumtur kur kushtimisht thënë këtë ‘problem’ ta kemi çdo dy vite. Për ndeshjet e mundshme kontrolluese do të flasim pasi të mësojmë emërat e kundërshtarëve, mirëpo thuajse është e sigurtë se në mars do të luajmë dy ndeshje kontrolluese, një me gjeneratën e futbollistëve të lindur në vitet 1996/97 dhe me futbollistët që do të jenë në kombinim për të luajtur në KE në Poloni”, deklaroi Milevski.

Shorti për eliminatoret për KE 2019:

Vazoja A: Gjermani, Portugali, Spanjë, Danimarkë, Francë, Suedi, Çeki, Serbi;

Vazoja B: Sllovaki, Izrael, Holandë, Austri, Kroaci, Belgjikë, Poloni, Zvicër, Slloveni;

Vazoja C: Ukrainë, Norvegji, Rusi, Turqi, Romani, Islandë, Greqi, Mali i Zi, Finlandë;

Vazoja D: Uells, Bullgari, Maqedoni, Gjeorgji, Hungari, Pepublika e Irlandës, Skoci, Moldavi, Shqipëri;

Vazoja E: Lituani, Azerbajxhan, Armeni, Bosnjë e Hercegovinë, Bjellorusi, Kazakistan, Qipro, Letoni, Estoni;

Vazoja F: Maltë, Luksemburg, Irlanda e Veriut, Ishujt Fare, San Marino, Andorë, Lihtenshtejn, Gjibraltar, Kosovë.

Hedhja e shortit fillon në orën 09:00. Drejtori i përfaqësueseve të Maqedonisë, Sasha Qiriq dhe seleksionuesi i Maqedonisë U 21, Bllagoja Milevski janë përfaqësuesit tanë zyrtar në këtë short. 



   
   
Reprezentacioni A