Publikuar më 26 Јануари, 2017 në Deri më 21 vjet
Përfaqësuesja U 21 e Maqedonisë në shortin për
eliminatoret për kualifikim në Kampionatin Evropian të vitit 2019 është gjetur
në grupin e 7-të bashkë me Serbinë, Austrinë, Rusinë, Armeninë dhe
Gjibraltari.
Cikli kualifikues për KE 2019 që do të zhvillohet në Itali fillon më 20 mars të këtij viti, ndërsa përfundon në tetor të vitit 2018.
Vetëm vendi i parë në grup siguron kualifikim në turneun përfundimtar, ndërsa vendi i dytë merr pjesë në balotazhin për kualifikim në kampionatin kontinental.
Përfaqësuesja e Serbinë bashkë me Portugalinë dhe Spanjën janë rivalët tonë në Grupin B në Kampionatin Evropian në Poloni në qershor të këtij viti.
Seleksionuesi i përfaqësueses U 21 të Maqedonisë Bllagoja Milevski bashkë me Sasha Qiriqin ishin të pranishëm në hedhjen e shortit në selinë e UEFA-së në Nion.
“Përshtypja e parë është se grupi nuk duket atraktiv, mirëpo kundërshtarët janë të fortë dhe kualitativ. Serbia që është rival i jonë edhe në KE në Poloni, Austria e cila luante në balotazh me Spanjën për inkuadrim në Kampionatin në Poloni dhe Rusia e cila vërtet ka cilësi. Mirëpo, gjithsesi kemi grup për një tjetër dëshmim kundër përfaqësueseve të forta evropiane. Edhe paraprakisht e kam thënë se qëllimi ynë është të dëshmojmë kualitetin për lojërat e treguara në ciklin paraprak dhe të jemi konkurent me secilin kundërshtar, pa marrë parasysh cili është rivali ynë.. Ne për ciklin kualifikues për KE 2019 ndërtojmë komplet përfaqësuese të re me të cilën sërish do të shkojmë hap pas hapi, ashtu si në kualifikimet paraprake”, deklaroi Bllagoja Milevski.