Maqedonia U 21 mysafire e Izraelit në Larnaka të Qipros

Publikuar më 01 Септември, 2014 Deri më 21 vjet

Përfaqësuesja e shpresvaqe të Maqedonisë deri në 21 vjeç përballë moshatarëve të kombëtares së Izraelit do të mbyllë ciklin kualifikues.

Për shkak të situatës në Izrael, ndeshja do të luhet në Larnaka (Qipro) më 09.09.2014 me fillim në orën 17:00. Grumbullimi i ekipi kombëtar është caktuar më 06.09. në hotelin ‘Istatov’ në Dojran.

Ushtruesi i detyrës së seleksionuesit, Vujadin Stanojkoviq për këtë ndeshja ka ftuar këta futbollistë:

PORTIERË:

Dejan Iliev (Arsenal),

Igor Aleksovski (Makedonija GJP).

MBROJTËS:

Filip Ristevski (Metalurg)

Visar Musliu (St.Gallen, Zvicër),

Gjorgji Zajkov (Ren,Francë),

Angellçe Timovski (Sileks),

Jasir Asani (Vardar),

Ersen Asani (Renova)

MESFUSHORË:

Mihajllo Mitrov (Metalurg),

Kristijan Kostovski  (Sileks),

Besmir Bojku (Rabotniçki),

Daniel Avramovski (C.Zvezda, Serbi),

Boban Nikolov (Vitorul, Rumani),

Besir Demiri (Shkupi)

SULMUES:

Demir Imeri (Shkëndija),

Valmir Nafiu (Hamburger, Gjermani),

Taulant Sulejmanov (Rabotniçki),

Dimitar Ivanov (Vardar).

„Deri në këtë moment janë ftuar 18 futbollistë. Mirëpo gjatë ditës së sotme dhe nesërme do të ftojmë edhe dy dhe do rumbullaksohet lista në gjithsej 20 futbollistë. Disa lojtarë që kanë qenë në listë ndeshjet e kaluara janë lëshuar për nevojat e ekipi kombëtar, pasi sigurisht se prioritet ka përfaqësuesja e Maqedonisë. Shpresoj me lojë të mirë do ta arrijmë rezultat pozitiv në ndeshjen e dytë me Izraelin. Bëhet fjalë për përfaqësuese jashtëzakonisht kualitative, mirëpo ne nuk do të dorëzohemi para kohe. Me lojë të fortë dhe luftarake do të tentojmë të nxjerim rezultat pozitiv”, deklaroi ushtruesi i detyrës së seleksionuesit të përfaqësueses U 21 të Maqedonisë, Vujadin Stanojkoviq.



   
   
Reprezentacioni A