Publikuar më 15 Март, 2016 në Lajme, Deri më 21 vjet
Seleksionuesi i përfaqësueses U 21 të Maqedonisë,
Bllagoja Milevski publikoi listën e futbollistëve për ndeshjet kualifikuese me
Islandën më 24 mars në orën 14:00 në qendrën stërvitore të FFM-së ‘Petar
Milloshevski” dhe me Francën më 28 mars në ‘MMArena’ të Le Manit në orën 21:00.
Në listë gjenden këta futbollistë:
PORTIERË: Igor Aleksovski (Makedonija Gj.P.). Damjan Shishkovski (Rabotniçki), Filip Iliq (Metalurg)
MBROJTËS: Darko Velkovski (Vardar), Gjoko Zajkov (Sharloa, Belgjikë), Visar Musliu (Renova), Besir Demiri (Shkëndija), Mevlan Murati (Shkupi), Egzon Bejtullai (Shkëndija), Aleksa Amanoviq (Javor,Serbi);
MESFUSHORË: Boban Nikollov (Vardar), Enis Bardhi (Ujpesht,Hungari), David Babunski (Crvena Zvezda, Serbi), Daniel Avramovski (Beograd, Serbi), Enur Totre (Shkëndija), Gjorgji Stoilov (Horizont Turnova);
SULMUES: Marjan Radeski (Shkëndija), Tihomir Kostadinov (Banska Bistrica, Sllovaki), Filip Pivkovski (Landskrona, Suedi), Viktor Angelov (Ujpesht);
Lista mund të plotëspohet eventualisht me 1-2 futbollistë pas zhvillimit të xhiros kampionale të ditës së shtunë.