Publikuar më 24 Март, 2016 në Lajme, Deri më 21 vjet
Përfaqësuesja U 21 e Maqedonisë ka luajtur baraz pa gola me Islandën në terenin kryesor të kompleksit stërvitor ‘Petar Milloshevski’ në kuadër të raundit të pestë të eliminatoreve për kualifikim në Kampionatin Evropian për futbollistë të rinjë që në vitin 2017 do të zhvillohet në Poloni. Maqedonia mbetet në vendin e tretë në grup me 8-të pikë, dy më pak se Franca dhe 4 më pak se Islanda, me atë që Maqedonia ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Në takimin në Shkup, kundërshtari u kanos i parë kur Vilhjalmson provoi portën në minutën e 9-të, mirëpo Aleksovski kontrolloi tentimin e tij. Si kalonte koha të përzgjedhurit e trajnerit Bllagoja Milevski luanin gjithnjë e më mirë, duke imponuar iniciativë në pjesën e parë, mirëpo duke humbur disa mundësi të mira për të shënuar. Rasti më i mirë ishte në minutën e 29-të kur Bejtullai harkon bukur, ndërsa Nikollov me kokë godet skaj portës.
Në vazhdim të ndeshjes Maqedonia vazhdoi të luajë më mirë, luante në pjesën e kundërshtarit, duke krijuar raste, mirëpo pa realizim. Në raste të mira u gjetën Bardhi dhe Bejtullai, ndërsa mundësinë më të mirë e kishte Avramovski në minutën e 69-të kur nga një situatë tejet e volitshme godet mbi portë.
U 21: MAQEDONI-ISLANDË 0:0
MAQEDONIA: Igor Aleksovski, Egzon Bejtullai, Gjoko Zajkov, Enis Bardhi, Boban Nikollov, Marjan Radeski, David Babunski, Daniel Avramovski (Tihomir Kostadinov 80’), Darko Velkovski, Viktor Angellov (Filip Pivkovski 65’), Besir Demiri;
Seleksionues: Bllagoja Milevski
ISLANDA: Aleks Runarson, Orn Amarson, Inl Johanenson (Heidar Aegizon 74’), Ami Vilhjamson (Fioki Frinbogason 79’), Mar Omarson, Kari Frijonson, Buvar Buvarson, Siguror Omarson, Elis Prandarson, Hjortur Hermanson, Hoskuldur Guniaugson (Ari Jonson 71’);
Seleksionues: Evjolifur Sverison
Arbitër kryesor: Nil Dojll (Irlandë)
Arbitra anësorë: Vejn Mekdonald (Irlandë) dhe Mark Gavin (Irlandë)
Më 28 mars në Le Man, përfaqësuesja U 21 e Maqedonisë do të përballet me Francën në takimin e xhiros së 6-të të këtij cikli kualifikukes.