Publikuar më 08 Ноември, 2017 në Lajme, Deri më 19 vjet
Pas
serisë së rezultateve të shkëlqyeshme të ekipeve të reja nacionale të Maqedonisë,
kualifikimit të U 21 në Kampionatin Europian, kualifikimit të Maqedonisë U 17 në
raundin elitar kualifikues të UEFA-së për Kampionatin Europian, qëllimi i rradhës
është Maqedonia U 19 të kalojë raundin kualifikues që si vendas e luajmë kundër
Zvicrës, Belgjikës dhe Lihtenshtajnit. Përfaqësuesja e drejtuar nga Vujadin
Stanojkoviç sot hap turneun kundër Zvicrës në orën 13:00 në qendrën stërvitore “Petar
Milloshevski” në Shkup.
“Besojmë në këtë gjeneratë. Janë futbollistë me kualitet të lartë. Bashkë jemi disa vite, shpirti ekipor dhe karakteri i skuadrës është në nivel të lartë. Kemi parakushte për të shpresuar në sukeses, mirëpo patjetër në të njejtën kohë të jemi të kujdesshëm. Kemi analizuar kundërshtarët, mirëpo më e rëndësishme është si do të dukemi ne në terren. Gjithë shpresojmë se do të japim maksimumin dhe do të kalojmë këtë fazë kualifikuese”, thotë seleksionuesi Stanojkoviç.
Darko Çurlinov është një prej lojtarët nga të cilët pritet më shumë në këtë ndeshje. Debutuesi më i ri në historinë e përfaqësueses A të Maqedonisë vlerëson se angazhimi dhe përkushtimi duhet të jenë në nivel të lartë.
“Do të japim gjithçka nga vetja për rezultat pozitiv. Gjithë jemi të gatshëm dhe me padurim presim ndeshjen e parë. Thjesht besojmë në kualitetet tona, të dalim në teren dhe të luftojmë për fanellën nacionale. Besoj në rezultate pozitive në këtë turne”, u shpreh futbollisti i Kelnit të Gjermanisë.
Ndeshja Maqedoni-Zvicër fillon në orën 13:00 dhe transmetohet direkt në platformën tv.ffm.mk