Maqedonia U 19 mundi 1:0 Bullgarinë

Publikuar më 09 Мај, 2017 Lajme


Përfaqësuesja U 19 e Maqedonisë ka shënuar fitore 1:0 përballë Bullgarisë në ndeshjen e parë, nga dy të tilla të parapara në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup.

Jani Atanasov nga penaltia në minutën e 11-të shënoi golin e vetëm të ndeshjes. Përfaqësuesja e maqedonisë kishte mundësi të mirë të dyfishojë rezultatin, mirëpo goditja e Trapanovskit u kontrollua nga portieri kundërshtar.

Bullgaria edhe pse në momente kishte posedim më të madh të topit, realisht nuk krijoi mundësi më serioze për të shënuar.

Ndeshja e dytë ndërmjet këtyre dy përfaqësueseve do të luhet të enjten në orën 11:00.

MAQEDONIA U 19 – BULLGARIA U 19 1:0 (1:0)

Ndeshje kontrolluese / Qendra stërvitore “Petar Milloshevski”

Golashëshënues: 1:0 – Jani Atanasov (11’);

MAQEDONIA U 19: 1. Hristijan Stevkovski, 2. Kiril Ristovski, 3. Mihail Manevski, 4. Enis Fazllagiq, 5. Antonio Mitrev, 6. Oliver Stoimanovski, 7. Bojan Kolevski, 8. Jani Atanasov, 9. Nikolla Bogdanovski, 10. Elif Elmas, 11. Kristijan Trapanovski;

Në pankinë: 12 Bllagojçe Ivanov, 13. Filip Antovski, 14. Hristijan Delevski, 15. Boban Miovski, 16. Filip Stojçevski, 17. Mario Stankovski;

Seleksionues: Vujadin Stanojkoviç

BULLGARIA U 19: 1. Dimitar Sheitanov, 3. Ertan Tombak, 4. Boris Vakadinov, 5. Nadim Angelov, 6. Eleks Petkov, 7. Toni Ivanov, 8. Emil Jançev, 9. Xhoshun Mihajllov, 10. Vlladisllav Zhikov, 11. Atanas Kabov, 13. Ivan Tilev;

Në pankinë: 12. Martin Veliçkov, 2. Ivan Kalajxhiski, 14. Nikollaj Jankov, 15. Mario Topuzov, 16. Radosllav Jivkov, 17. Zdravko Zhilov, 18. Anton Tungurov, 19. Valentin Antov, 20. Gjorgji Dimitrov;

Seleksionues: Angel Stojkov.



   
   
Reprezentacioni A