Publikuar më 11 Ноември, 2017 në Lajme, Deri më 19 vjet
Përfaqësuesja U 19 e Maqedonisë është kualifikuar në fazën elite të kualifikimeve të UEFA-së për Kampionatin Europian. Maqedonia fitoi 2:1 përballë Belgjikës në xhiron e dytë të turneut parakualifkues që mbahet në Shkup, duke festuar sukses historik të kësaj gjenerate.
Maqedonia U19 për herë të parë në histori do të luajë në kualifkimet e fazës elitare për Kampionatin Europian.
Futbollistët e rinjë të udhëhequr nga Vujadin Stanojkoviç zhvilluan ndeshje të shkëlqyeshme kundër Belgjikës e cila si favorit kryesor udhëtoi drejt Shkupit. Futbollistët belg e hapën më mirë ndeshjen dhe pas 10-të minutave lojë avansuan 1:0, mirëpo në vazhdim Maqedonia rezultoi rival më i mirë dhe me meritë shënoi fitore. Belgjika avansoi në minutën e 10-të me golin e bukur të Dam Fulon. Pas kësaj shanset e Maqedonisë para portës kundërshtare shtoheshin, mirëpo Mitrovski dhe Ferukovski nuk arritën të barazojnë. Iniciativa dha rezultat në minutën e 24 kur Darko Çurlinov harkon saktë në zonë, ndërsa Elif Elmas me kokë shënon për 1:1.
Deri në fund të pjesës së parë Maqedonia arriti të shënojë edhe një gol në rrjetën e belgëve, mirëpo realizimi i Mitrovskit u anulua për pozitë jashtë loje.
Starti i pjesës së dytë solli lojë dinamike të shpresave të vendit të cilët vazhduan të krijojnë seri shanses. Mundësi të dyfishtë kishte Çurlinov në minutat 47 dhe 51, mirëpo goditjet e tij shkuan mbi portë. Pastaj në minutën e 63-të Elmas provon me goditje për toke, por topi nuk pati forcën e duhur. Pak para fundit Belgjika mbetj me një lojtar më pak, pasi me karton të kuq doli Verstrate shkaku i një starti të ashpër. Epërsinë numerike e shfrytëzoi Maqedonia në minutën e 87-të kur Çurlinkv fitoi penalti, ndërsa i saktë nga pika e bardhë ishte Jani Atanasov që shënoi për 2:1 dhe sukses historik të Maqedonisë.