Maqedonia U 19: Dy teste me Bullgarinë në Shkup

Publikuar më 02 Мај, 2017 Lajme, Deri më 19 vjet


Përfaqësuesja U 19 e Maqedonisë do të zhvillojë dy ndeshje kontrolluese kundër Bullgarisë. Ndeshje do të luhen në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup. Ndeshja e parë luhet më 9 maj me fillim në orën 16:00, ndërsa termini i takimit të dytë është 11 maj në orën 11:00.

Në listën për takimet testuese me Bullgarinë, seleksionuesi Vujadin Stanajkoviq ka ftuar këta futbollistë:

Portierë: Hristijan Stevkovski (Skopje), Bllagojçe Ivanov (Metalurg);

Mbrojtës: Agron Rufati (Lokomotiva Zagreb), Antonio Mitrov (Crvena Zvezda), Filip Antovski (Vardar), Todor Todorovski (Vardar), Kiril Ristovski (Rabotniçki), Mihail Manevski (Akademia Pandev);

Mesfushorë: Bojan Miovski (Bregallnica), Jani Atanasov (Akademia Pandev), Drako Çurlinov (Keln), Enis Fazllagiq (Shkëndija), Filip Stojçevski (Vardar), Elif Elmaz (Rabotniçki), Kristijan Trapanovski (Akademia Pandev);

Sulmues: Nikolla Bogdanovski (Partizan Beograd), Mario Stankovski (Rabotniçki), Bojan Kolevski (Vardar).

“Në shtatë-tetë ndeshjet e fundit kemi treguar karakter. Me dy ndeshjet kundër Bullgarisë vazhdojmë serinë e ndeshjeve kontrolluese. Më në fund pas një periudhe më të gjatë ne do të jemi komplet në një ndeshje. Tetëdhejtë përqind e futbollistëve në të cilët llogaris për ndeshjet kualifikuese do të jenë këtu. Në ekip kthehen Elif Elmaz dhe Atanasov. Për shkak të lëndimeve do të mungojnë Dime Mitrovski (Sporting Lisbonë) dhe Budim Kurtim (Ujpesht Dozha). Për këto arsye shpresoj në dy ndeshje të mira, mes tjerash për tu revanshuar ndaj bullgarëve për pikën e humbur në kualifikimet në Burgas, kur u larguam nga faza e ardhshme e atij cikli kualifikues”, deklaroi seleksionuesi Vujadin Stanojkoviq.



   
   
Reprezentacioni A