Publikuar më 07 Март, 2017 në Lajme
Përfaqësuesja U 18 e Maqedonisë ka mundur Malin e Zi
me rezultat 1:0 në ndeshjen e parë kontrolluese, prej dy të parapara në Shkup.
Të përzgjedhurit e seleksionuesit Vujadin Stanojkoviç ishin kundërshtar më i
mirë gjatë gjithë ndeshjes dhe me meritë i’u gëzuan fitores duke falënderuar
golin e Bojan Kolevskit në pjesën e parë.
Kolevski në minutën e 17-të shënoi golin e epërsisë për Maqedonisë pas aksionit të nisur nga Elmaz, ndërsa në zonën e Malit të Zi harkoi Mihail Manevski. Kolevski vetëm pesë minuta pas epërsisë kishtë mundësi të dyfishojë rezultatin, mirëpo nuk ishte preciz pas asistit të ri në Manevskit.
Në pjesën e dytë futbollistët mysafirë u munduan të krijojnë shanse për të barazuar, mirëpo pa arritur të bëjnë ndonjë shans të mirë. Maqedonia arriti të ruajë epërsinë, duke regjistruar fitore në këtë ndeshje kontrolluese.
MAQEDONIA U 18: 1. Hristijan Stevkovski, 2. Todor Todorovski, 3. Mihail Manevski, 4. Bane Manevski, 5. Antonio Mitrev, 6. Kiril Ristovski, 7. Farko Ferukoski, 8. Elif Elmaz, 9. Bojan Kolevski, 10. Arbin Zejnullai, 11. Kristijan Trapanovski;
12. Artan Iljazi, Meris Fakiq, Filip Stojçevski, 15. Hristijan Delevski, 16. Enis Fazllagiq, Dimitar Mitrovski;
MALI I ZI U 18: 1. Miloviq, 2.Krulanoviq, 4. Terziq, 6. Jabllan, 7. Hot, 9. Marushiq, 10. Zeçeviq, 11. Stijepoviq, 15. Drinçiq, 17. Vukoviq, 19. Bujsha;
12. Gjukiq, Prenkoçeviq, Kumburoviq, 8. Krstoviq, 13. Celkliq, 14. Jovanoviq, 16. Peliçiq, 18. Bubonja