Publikuar më 09 Март, 2017 në Lajme
Përfaqësuesja
U 18 e Maqedonisë në ndeshjen e dytë kontrolluese me Malin e Zi ka pësuar
disfatë. Të përzgjedhurit e trajnerit Vujadin Stanojkoviç
në një shfaqje efikase të futbollit u mundën me rezultat 3:4, me çka mysafirët
u revanshaun për humbjen minimale 1:0 dy ditë më parë.
Mali i Zi maksimalisht shfrytëzonte gabimet në mbrojtjen tonë. Kur dukej se pas epërsisë 0:4 mysafirët lehtë do të marrin fitoren, pak mungoi reprezentuesit tanë të bëjnë përmbysje të plotë në rezultat. Golin e parë djemtë me fanella ‘të verdha’ e shënuan me anë të Enis Fazllagiçit nga penaltia në minutën e 61. Pasoi euro-goli i Dime Mitrovskit në minutën e 63-të me një gjysmëvole nga 17-të metra, ndërsa për 3:4 realizoi Kiril Ristovski me kokë në minutën e 72-të. Në fund të takimit Mitrovski u gjet sy në sy me portierin kundërshtar, mirëpo kjo mundësi e madhe mbeti pa realizim. Golat për ekipin kundërshtar i shënuan: Ilija Vukotiq nga penaltia në minutën e parë, Pavle Krstovski (49’ dhe 59’) dhe Aleksa Mirushiq (58’).
MAQEDONIA-MALI I ZI 3:4 (0:1)
MAQEDONIA: Artan Iljazi, Todor Todorovski, Meris Fakiq, Filip Stojçevski, Antonio Mitrev, Kiril Ristovski, Marko Ferukovski, Enis Fazllagiq, Arbin Zejnullai, Dimitar Mitrovski dhe Kristijan Trapanovski.
Luajën edhe: Hristijan Stevskovski, Mihail Manevski, Bane Manevski dhe Bojan Kolevski.
MALI I ZI: Filip Gjukiq, Radule Krupanoviq, Nikolla Qumburovoiq, Jovan Jabllan, Mirza Hot, Pavle Krtoviq, Aleksa Marushiq, Ognjen Stijepoviq, Zvonko Cekliq, Ilija Vukotiq dhe Vlladan Bobonja.
Në pankinë: Maksim Milloviq, Martin Prenkoviq, Vasilija Terzij, Millosh Zeçeviq, Anxhelko Jovanoviq, Millosh Drinçiq, Ognjen Peli dhe Bozhidar Bujsha.