Publikuar më 26 Април, 2016 në Lajme, Deri më 19 vjet
Përfaqësuesja
U 18 e Maqedonisë ka humbur me rezultat 2:0 në ndeshjen e dytë të turneut
‘Slovakia Kup’. Përfaqësuesja e re e Maqedonisë luajti një pjesë të parë të shkëlqyeshme
në të cilën nuk shfrëytzoi tre raste të pastërta për gol. Kundërshtari i fortë
ndëshkoi realzimin e dobët të Maqedonisë me dy gola në pjesën e dytë. Elif
Elmaz në pjesën e parë kishte rastin më të mirë, por shtylla ishte aleate e
futbollistëve të ri nga Rusia. Futbollisti i Rabotniçkit goditi me kokë në kornizën
e portës së Rusisë. Shansin e dytë të shkëlqyeshëm e kishte Mario Krstovski por
pa realzim, ndërsa mundësinë e tij të dytë në këtë ndeshje e kishte Elmaz që
nuk mundi të shënojë në fund të pjesës së parë.
Përfaqësuesja e Rusisë e cila në xhiron e parë mundi Çekinë me rezultat të lartë 4:0, golin e epërsisë e shënoi në minutën e 52-të, ndërsa fitoren e vërtetuan me gol nga penaltia tre minuta më vonë.
Seleksionuesi i Maqedonisë Jeton Nesimi ndeshjen e filloi me këtë formacion:
Filip Trajçevski, Agon Hani, Nehar Sadiki, Alban Sulejmani, Davor Zdravkovski, Viktor Stojkovski, Antonio Mitrev, Darko Dodevski, Shefit Shefiti dhe Elif Elmaz dhe Mario Krstovski.
Në lojë u inkuadruan edhe: Daci, Ristovski, Dimkov, Liçina dhe Todorovski.
Maqedonia U 18 luajti pa gola në ndeshjen e parë me Norvegjinë. Ndeshjen e rrethit të tretë Maqedonia do ta luajë kundër Çekisë.