Publikuar më 06 Јуни, 2017 në Deri më 19 vjet
Përfaqësuesja U 18 e Maqedonisë sot në qendrën stërvitore
“Petar Milloshevski” zhvilloi ndeshjen e parë kontrolluese nga dy të parapara kundër
Sllovakisë. Në një takim interesant, kundërshtari arriti të shënojë fitore
minimale 1:0.
Ndeshja e parë ishte interesante, me lojë të hapur dhe disa mundësi të mira para dy portave, mirëpo mungoi realizimi. Mundësinë më të mirë e kishte Kristijan Trapanovski në minutat e fundit të pjesës së parë.
Në vazhdim të ndeshjes Sllovakia arriti të gjejë golin që u tregua vendimtar. Dominik Gullazh realizoi në portën e Maqedonisë, për fitore të sllovakëve. Përfaqësuesja e drejtuar nga Vujadin Stanajkoviq edhe në pjesën e dytë krijoi disa mundësi të mira shënimi, mirëpo të njëjtat mbetën pa realizim.
PËRFAQËSUESET DERI 18 VJEÇ:
M AQEDONI-SLLOVAKI 0:1 (0:0)
Qendra stërvitore “Petar Milloshevski” – Shkup
MAQEDONIA: Hristijan Stevskovski, Todor Todorovski, Mihail Manevski, Enis Fazllagiq, Agon Rufati, Kiril Ristovski, Darko Çurlinov, Jani Atanasov, Nikolla Bogdanovski, Bojan Kolevski, Kristijan Trapanovski.
Në pankinë: Bllagojçe Atanasov, Filip Atanasovski, Antonio Mitrov, Bane Manevski, Marko Ferukovski, Mario Stankovski, Elif Elmas.
Seleksionues: Vujadin Stanajkoviq
SLLOVAKIA: Dominik Takaç, Vlladimir Majdan, Dominik Spiriak, David Filinski, Jakub Ballazh, Martin Bednar, Robert Bozhenik, Branisllav Slluka, Mihail Kralovic, Dominik Gullash, Adam Kopash.
Në pankinë: Marek Bakosh, Adam Brenkus, David Kociç, Matej Moshko, Martin Koval, Marek Bobçek, Kristian Flak
Seleksionues: Milan Malatinski