Maqedonia U 18 fitoi 1:0 Azerbejxhanin

Publikuar më 11 Април, 2017 Lajme


Përfaqësuesja U 18 e Maqedonisë mundi Azerbajxhann 1:0 në ndeshjen e parë kontrolluese nga dy të parapara në Baku.

Bojan Kolevski në minutën e 75-të  shënoi golin për fitore të përfaqësueses tonë. Maqedonia ishte kundërshtar më i mirë gjatë gjithë ndeshjes. Në pjesën e parë Trapanovski dhe Fazllagiq kishin mundësi të mira, mirëpo nuk arritën të realizojnë.

Mihail Manevski në minutën e 75-të asistoi në mënyrë perfekte kur harkoi ashpër në pesmetërshin e Azerbajxhanit, ndërsa Bojan Kolevski me kokë vendosi topin në rrjetë.

Ndeshje kontrolluese, Baku (Azerbajxhan)

Azerbajxhan-Maqedoni 0:1 (0:0)

Golashënues: 0:1 Bojan Kolevski 75`

Maqedonia: Hristijan Stefkovski, Todor Todorovski, Mihail Manevski (Hristijan Delevski 85’), Bane Manevski (Filip Stojçevski 46’), Agron Rufati, Antonio Mitrev, Marko Ferukovski, Bojan Miovski (Mario Stankovski 66’), Nikolla Bogdanovski, Enis Fazllagiq, Kristijan Trapankovski (Kiril Ristovski 66’);

Selektor: Vujadin Stanojkoviç



   
   
Reprezentacioni A