Publikuar më 28 Февруари, 2017 në Lajme, Deri më 19 vjet
Përfaqësuesja U 18 e Maqedonisë do të zhvillojë dy
ndeshje kontrolluese kundër Malit të Zi në Shkup, ndërsa në fund të muajit të
ardhshëm përfaqësuesja e udhëhequr nga Vujadin Stanojkoviç do të jtë pjesë e një turneu në Letoni. Në listën
e seleksionuesit Vujadin Stanojkoviç për dy ndeshjet kontrolluese me Malin e
Zit dhe për turneun në Letoni janë gjetur këta futbollistë:
Portierë: Stefkovski (Skopje) dhe Artan Iljazi (Milano);
Mbrojtës: Marisa Fakiq (Rabotniçki), Mihail Manevski (Akademia Pandev), Todor Todorovski (Vardar), Kiril Ristovski (Rabotniçki), Andrej Kirovski (Sesvete), Antonio Mitrov (Crvena Zvezda);
Mesfushorë: Filip Stojçevski (Vardar), Hristijan Delovski (Akademia Pandev), Dimitar Mitrovski (Sporting), Elif Elmaz (Rabotniçki), Marko Feukovski (Ofenbah Kickers), Bane Manevski (Lokomotiv), Enis Fazllagiq (Shkëndija), Arbin Zejnullai (Shkëndija);
Sulmues: Trapanovski (Akademia Pandev), Mario Stankovski (Rabotniçki), Bojan Kolakovski (Vardar).
Stacioni i parë në këtë periudhë përgatitore janë ndeshjet kontrolluese me Malin e Zi. Ndeshja e parë është caktuar të martën e ardhshme me fillim në orën 15:00, ndërsa takimi i dytë do të luhet dy ditë më vonë në orën 11:00. Ndeshjet do të luhen në terenet e kompleksit “Petar Milloshevski”. Në fund të muajit të ardhshëm përfaqësuesja U 18 do të jetë pjesë e turneut në Letoni, ku përveç përfaqësueses vendase do të marrin pjesë edhe Norvegjia dhe Ukraina.
“Fillojmë me përgatitjet për kualifikimet. Besojmë në kualitetin tonë dhe shpresojmë në sukses. Paraqitja ne kualifikimet që do të zhvillohen në Shkup duhet të jetë kulmi i shoqërimit tonë 3.5 vjeçar. Kemi grup të fortë me Belgjikën, Zvicrën dhe Lihtenshtejnin. Stafi jonë teknik punëon në sigurimin e video materialeve dhe në këto 7-8 muaj do të punojmë në ngritjen e formës përmes numrit të madh të ndeshjeve me karakter përgatitor”, deklaroi seleksionuesi Vujadin Stanojkoviç.