Maqedonia U 17 në grup me BeH, Sllovakinë dhe Moldavinë, ndërsa Maqedonia U 19 kundër Belgjikës, Zvicrës dhe Lihtenshtejnit

Publikuar më 13 Декември, 2016 Lajme


Përfaqësuesja U 17 e Maqedonisë në hedhjen e shortit në Nion ka marrë kundërshtarët për eliminatoret e Fazës elite të kuaifikimeve për Kampionatin Evropian. Maqedonia prej 2 deri më 8 tetor 2017 do të jetë vendase e grupit kualifikues në të cilën për dy vendet e para përkrah Maqedonisë U 17 do të garojnë edhe Bosnja e Hercegovina, Sllovakia dhe Moldavia.

Përfaqësuesja U 19 e Maqedonisë në raundin kualifikues për Kampionatin Evropian do të luajë në grup me Belgjikën, Zvicrën dhe Lihtenshtejnin. Ndeshjet do të luhen në periudhën prej 8 deri më 14 nëntor 2017.



   
   
Reprezentacioni A