Publikuar më 28 Септември, 2017 në Lajme, Deri më 17 vjet
Përfaqësuesja U 17 e Maqedonisë më 2 tetor në Shkup nis
turneun eliminator për kualifikim në fazën Elite të kualifikimeve të UEFA-së për
të siguruar plasman në Kampionatin Europian. Në turneun që organizohet në
vendin tonë kundërshtarë të Maqedonisë U 17 do të jenë përfaqësueset e Bosnje e
Hercegovinës, Moldavisë dhe Sllovakisë.
Seleksionuesi i Maqedonisë U 17, Goran Staniq për tre ndeshjet e këtij turneu do të llogarisë në këto futbollistë:
Portierë: Matej Andov (Vardar), Marko Alçevski (Akademia Pandev), Andrej Butorac (Pelister);
Mbrojtës: Kristijan Trpçevski (Nju Stars), Vane Tasevski (Sasuolo-Itali), Bozhidar Mitrevski (Rabotniçki), Suad Jonuzi (St.Galen-Zvicër), Alen Liçina (Rabotniçki), Georgije Jankulov (Crvena Zvezda-Serbi);
Mesfushorë: Emil Skoko (Makedonija Gj.P.), Agon Elezi (Kaen-Francë), Nikolla Sekulov (Juventus-Itali), Dimitar Todorovski (Rabotniçki), Vllada Novevski (Vojvodina-Serbi), Amar Kollashinac (Olimpia-Sloveni);
Sulmues: Kire Trpçevski (Nju Stars), Kushtrim Tairi (Shkëndija), Alen Jusufov (Viner Sportklub-Austri), Muarem Sujhel (Shkupi), Xhemal Ibishi (Vardar), David Toshevski (Rabotniçki);
Ndeshjen e parë Maqedonia do ta zhillojë kundër Bosnjë e Hercegovinës me 2 tetor në orën 15:00 te qendra stërvitore “Petar Milloshevski”. Në të njëjtin termin në stadiumin “Boris Trajkovski” do të përballen Moldavia dhe Sllovakia.
Përballjet Sllovaki-Maqedoni (qendra stërvitore “Petar Milloshevski”) dhe BeH-Moldavi (stadiumi “Boris Trajkovski”) janë në program më 5 tetor në orën 15:00.
Xhiroja e tretë dhe e fundit është paraparë të luhet më 8 tetor me fillim në orën 15:00, kur në stadiumin “Boris Trajkovski” do të përballen Sllovakia me BeH, ndërsa Maqedonia ndeshet me Moldavinë në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski”.