Maqedonia U 17 do të zhvillojë dy ndeshje kontrolluese kundër Azerbajxhanit

Publikuar më 12 Мај, 2017 Lajme, Deri më 17 vjet


Përfaqësuesja U 17 e Maqedonisë më 16 dhe 18 maj do të zhvillojë dy ndeshje kontrolluese kundër Azerbajxhanit në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup.

Seleksionuesi i përfaqësueses U 17 të Maqedonisë, Goran Staniq për dy takimet me Azerbajxhanin do të llogarisë në këto futbollistë:

Portierë: Dimitria Gerasimovski (Nju Stars), Matej Andov (Vardari);

Mbrojtës: Bozhidar Mitrevski (Rabotniçki), Stefan Golaboski (Metalurgu), Vane Tasevski (Sasuolo-Itali), Kristijan Trpçevski (Nju Stars), Boris Jakimovski (Rabotniçki), Alen Liçina (Rabotniçki), Hristijan Stojanovski (Rabotniçki);

Mesfushorë: Emil Skoko (Makedonija Gj.P.), Dimitar Todorovski (Rabotniçki), Bojan Dimovski (Vardari), David Manasievski (Nju Stars), Kire Trpçevski (Nju Stars), Besir Baftjari (Teplice-Çeki), Xhemal Ibishi (Metalurgu), Aleksandar Popovski (Metalurgu), Agon Elezi (Shkupi);

Sulmues: David Toshevski (Rabotniçki), Kushtrim Tairi (Shkëndija).



   
   
Reprezentacioni A