Maqedonia U 17: Barazim pa gola me Italinë në turneun kualifikues për KE

Publikuar më 28 Октомври, 2016 Deri më 17 vjet


Shpresat e Maqedoni U 17 të drejtuar nga seleksionuesi Dobrinko Ilievski kanë luajtur ndeshje të shkëlqyeshme kundër Italisë në Forli, duke barazuar pa gola në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit 4 të turneut kualifikues për Kampionatin Europian që do të zhvillohet në Kroaci. Në një pjesë të parë të balansuar, Maqedonia kishte dy mundësi të mira për gol me anë të Fazlagiqit dhe Çurlinovit që nuk arritën të realizojnë, ndërsa portieri ynë Vellkovski në dy raste me sukses mbrojti portën e tij. Në pjesën e dytë Maqedonia u mundua me anë të Çurlinovit që nuk arriti të mposht portierin italian, ndërsa deri në fund portieri Velkovski kishte disa intervenime të mira duke ruajtur të paprekur portën e tij, me çka kontribuoj për fitimin e një pike kundër Italisë pas këtij barazimi 0:0.

Pas këtij rezultati Maqedonia U 17 mbetet në lojë për të zënë vendin e dytë në tabelë, duke patur parasysh faktin se në xhiron e fundit të dielën nga ora 15:00 luan me Shqipërinë. Dy vendet e para të këtij grupi kualifikues sigurojnë vend në kualifikimet elitare që do të luhen në maj të vitit të ardhshëm.

Në ndeshjen e dytë të grupit sot Serbia mundi 2:0 Shqipërinë. Paraprakisht në xhiron e parë Maqedonia humbi 3:1 nga Serbia, ndërsa Italia mundi 1:0 Shqipërinë.

REZULTATET, XHIROJA E 2-të

ITALI-MAQEDONI 0:0

SERBI-SHQIPËRI 2:0

TABELA: Serbia 6 pikë, Italia 4, Maqedonia 1, Shqipëria 0.

XHIROJA E FUNDIT (e dielë, 30 tetor ora 15:00)

MAQEDONI-SHQIPËRIA

ITALI-SERBI



   
   
Aktuale
Kalendar
Reprezentacioni A