Publikuar më 26 Октомври, 2017 në Lajme, Deri më 17 vjet
Përfaqësuesja U 16 e Maqedonisë shënoi fitore 0:2 në
takimin e dytë kontrollues me Bullgarinë të luajtur ndërmjet këtyre dy
gjeneratave në Sofje. Përfaqësuesja e drejtuar nga Mario Vujoviq kishte
barazuar 1:1 në ndeshjen e parë me Bullgarinë. Andrija Zhiviq në minutën e 26-të
shënoi golin e parë për Maqedoninë. Në pjesën e dytë vendasit kishin mundësi të
mirë për të barazuar, mirëpo portieri Alçevski ndali goditjen e Georgievit.
Rezultatin shpresat e vendit e dyfishuan katër minuta pas startit të pjesës së dytë, kur Zhiviq asistoi për Ivan Nikollovin që shënoi për 2:0. Deri në fund të ndeshjes portieri Alçevski kishte performansë të shkëlqyeshme, duke ndalur goditjet e Atanasovit dhe Petrovit.
BULLGARIA U16 – MAQEDONIA U16 0:2
MAQEDONIA U16: Alçevski, Todorovski, Nikollov, Sali, Zhiviq, Ilievski, Petejçuk, Gjurkovski, Stankovski, Arifi, Maksimov.
Luajtën edhe: Veliçkovski, Ajdini, Stojmenov, Andonovski, Georgiev, Kosteski, Murati, Kostovski;
Seleksionues: Mario Vujoviq.