Publikuar më 11 Март, 2017 në Lajme
Përfaqësuesja U 16 e Maqedonisë ka shënuar fitore 2:1 përballë Armenisë në ndeshjen kontrolluese të zhvilluar në qendrën stërvitore "Petar Milloshevski" në Shkup.
Të përzgjedhurit e seleksionuesit Goran Staniq më përmbysje në pjesën e dytë regjistruan fitoren e parë në dy takimet e prenotuara me përfaqësuesen e re të Armenisë. Kire Trpçevski në minutën e 51 dhe Kushtrim Tairi në minuten e 61 ishin autor të golave për Maqedoninë U 16. Miqtë avansuan në minutën e 20-të me golin e Petrosujan.
MAQEDONIA U 16: Matej Andonov, Boris Jakimovski, Alen Liçina, Emil Skoko, Kristijan Trpçevski, Bozhidar Mitrevski, Kire Trpçevski, Amar Kolashinac, Ibraim Arif, Agon Elezi, Besir Baftjari;
Në lojë u inkuadruan edhe: Tairi, Novevski, Jusufov, Arsovski dhe Toshevski.