Publikuar më 19 Април, 2017 në Lajme, Deri më 17 vjet
Përfaqësuesja U 16 e Maqedonisë me fitore kundër
Lihtenshtajnit kanë nisur truneun zhvillues të UEFA-së të cilin e organizojmë në
Shkup.
Futbollistët e rinjë të udhëhequr nga Goran Staniq me rezultat 2:1 fituan ndeshjen e luajtur në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski”. Agon Elezi në minutën e 10-të dhe Xhemal Ibishi në të 50-ën ishin autor të golave për Maqedoninë. Në minutën e dytë të pjesës së dytë Lukas Kraber shënoi golin për përfaqësuesen mysafire.
Maqedonia U 16 dominoi, posaçërisht në pjesën e parë kur Elezi shënoi golin e epërsisë. Mundësi për dyfishim të rezultatit kishte Trpçevski, mirëpo nuk realizoi nga situata 100%. Në vazhdim Lihtenshtajni arriti të gjejë golin e barazimit, mirëpo vetëm tre minuta më vonë djemtë e Staniqit me golin e shklqyeshëm të Ibishit kthyen epërsinë për fitore në këtë përballje.
MAQEDONIA U16-LIHTENSHTAJNI U16 2:1 (1:0)
Turneu zhvillues i UEFA-së / Qendra stërvitore “Petar Milloshevski”
Golashënues: 1:0 – Agon Elezi (15`); 1:1 – Lukas Graber (47`); 2:1 – Xhemal Ibishi (50`);
MAQEDONIA U 16: 12. Dimitrija Gjerasimovski, 2. Boris Jakimovski, 6. Bozhidar Mitrevski, 7. Kire Trpçevski (Besir Baftijari 67`), 9. David Toshevski (Kushtrim Tairi 40`), 10. Agon Elezi, 11. Xhemal Ibishi, 13. Vane Tasevski (Kristijan Trpçevski 59`), 14. Hristijan Stojanovski (Alen Liçina 57`), 15. Vlladan Novevski (Emil Skoko 67`), 20. Bojan Dimovski (Dimitar Todorovski 40`); Seleksionues: Goran Staniq
Lihtenshtajni U 16: 12. Garbiel Foser, 2. Andrin Necer (Edenberger 40`), 4. Lukas Buhel (Hasler 67`), 6. Fabijan Unterajner, 7. Noa Graber, 9. Ferhat Sagllam, 10. Noa Frik, 11. Lukas Graber, 16. Tim Shrajber, 17. Aron Salanoviq, 20. Nikllas Bek (Tahiri 56`);
Në ndeshjen e parë të këtij turneu Rumania me rezultat 1:0 mundi Izraelin.