Maqedonia U 16: Gjithmonë synojmë më shumë, japim gjithçka nga vetja, besojmë në realizim të ëndërës

Publikuar më 14 Март, 2016 Lajme, Deri më 17 vjet


Kohëve të fundit, njerëzit e futbollit, kuadrot profesioniste janë drejtuar kah thelbësorja, kah puna sistematike dhe zhvillimi i futbollit të të rinjëve dhe në bashkëpunim me Federatën e futbollit të Maqedonisë, përmes realizimit të një sërë projektesh, si akademitë kombëtare, përmirësimi i infrastrukturës përmes ndërtimit të tereneve me bar sintetik në gjithë vendin dhe të cilat janë esenciale për zhvillim kualitativ dhe të rregullt të procesit stërvitor, e që pritet direkt të ndikojnë në rezultate të mira.

Vërtetim se procesi zhvillohet në drejtim të duhur vjen në formë të rezultateve pozitive, ku shihet përmirësim si nga loja dhe rezultati, ashtu edhe nga qëndrimi optimist dhe vetëbesimi të cilin e manifestojnë futbollistët e ri anëtarë të përfaqësueseve të reja.

Pas ndeshjes kontrolluese të përfaqësueses U 16 kundër Malit të Zi dhe paraqitjes bindëse në fitoren 7:0, shkurt kemi biseduar me një pjesë të reprezentuesve për rëndësinë dhe zhvillimin e futbollit të shpresave, për pritjet e opinionit futbollistik që ka nga shpresat, për kushtet për punë dhe atmosferën në përfaqësuese.

Kapiteni i përfaqësueses U 16, Bojan Kolevski (15) i cili është pjesë e Metalurgut dhe luan në pozitën e sulmuesit qendror deri tani ka rreth 20 paraqitje për këtë formacion, thotë se më shumë faktorë ndikojnë në suksesin që kjo përfaqësuese e arrin, duke fitlluar nga ajo që pjesë e formacionit janë individual të cilët posedojnë talent dhe shkathtësi të jashtëzakonshme.

Kolegu i tij, anësori i majtë i përfaqësueses U 16, Darko Çurlinov (15), anëtar i ekipit të juniorëve të Magdeburgut të Gjermanisë shton se edhe kushtet për punë të cilat FFM i mundëson tani janë në nivel për të lartë dhe përfaqësuesja posedon gjithë elementet e nevojshme që janë pjesë përbërëse e një mjedisi përfaqësues modern.

‘Italiani’ me prejardhje maqedonase, Mite Sekulov është portier i Pro Pjaçencës dhe në këtë mundësi për paraqitje në përfaqësuesen U 16 të Maqedonisë shikon si në nder dhe kënaqësi të madhe. Ai cek se atmosfera ndërmjet futbollistëve pa marrë parasysh mjedisin prej nga vijnë është fantastike, është ndërtuar formacion që funksionon shkëlqyeshëm si në teren ashtu edhe jashta tij. Mbizotëron atmosferë pozitive, thuajse vëllazërore dhe të gjithë janë pranuar si pjesë e këtij kolektivi që ka një qëllim të përbashkët.

Si anëtar të Akademisë nacionale të futbollit, kemi pyetur Kolevskin për përvojnë dhe efektet e një projekti të këtillë….”Individualisht, vërtet jam shumë i kënaqur me kushtet që ofron academia e futbollit. Jemi të kënaqur në aspekt të kujdesit dhe monitoringut të vazhdueshëm që na kushtojnë, momentalisht gjenerata ime punon në drejtimin e seleksionuesit të përfaqësueses U 16, Dobrinko Ilievski, pastaj na është siguruar pajisje e duhur sportive dhe kyçe sipas meje është që në shërbim kemi terene bashkëkohore me bar sintetik të cilët janë më shumë se sa të rëndësishëm për realizimin programit. Është bërë plan i modifikuar arsimor i cili na mundëson të koncentrohemi në zhvillim të lojës së futbollit dhe elementeve tekniko-taktike, ndërsa njëkohësisht kemi mundësi të ndjekim edhe procesin edukativ. Më tej, dua të cek se përkundër asaj se Akademia gjeneron futbollistë kualitativ me kalibër reprezentues, njëkohësisht benefit të madh nga zhvillimi jonë kanë edhe klubet për të cilat luajmë. Me kalimin e kohës zhvillohet një bashkëpunim i ndërsjelltë akademi-klub që gjithsesi në mënyrë kurciale ndikon në ndërtimin e personave solid dhe futbollistëve të cilët një ditë do të jenë bartës të lojës së përfaqësueses A të Maqedonisë“.

Sfidat e rradhës që e presin pëfaqësuesen U 16 të Maqedonisë, janë disa turne në të cilat forcat do të maten me moshatarë nga më shumë vende evropiane. Gjithë këta paraqitje dhe ndeshje kualitative që i perfermojnë shpresat e Maqedonisë në mënyrë të pashmangshme kontribuojnë për promovim shtesë që i vëndon në sy të opinionit, mediumeve dhe paraqesin mundësi potenciale për udhë kalimtare për karierë ndërkombëtare dhe suskes jashta vendit. Për fund të tre thanë një zëri:

“Dëshirë e çdo futbollisti të ri është që gjithmonë të synojë ndonjë klub më të mirë, transfer më të mirë dhe ne nuk jemi përjashtim. Punojmë maksimalisht, me përkushtim maksimal, japim gjithçka nga vetja dhe sigurisht se shpresojmë se një ditë do të jemi pjesë e ndonjë klubi të njohur evropian dhe kuptohet gjithmonë të jemi në shërbim të përfaqësueses së Maqedonisë”.




   
   
Reprezentacioni A