Publikuar më 24 Октомври, 2017 në Lajme
Përfaqësuesja U 16 e Maqedonisë barazoi 1:1 në ndeshjen
miqësore me Bullgarinë në Sofje.
Maqedonia hapi rezultatit që në minutën e 8-të kur Stojmenov shënoi gol me kokë pas një harkimi nga këndi. Vendasit u munduan të barazojnë, mirëpo në portë i shkëlqyeshëm ishte portieri Alçevski që ndali goditjet e Georgievit dhe Cvetanovit.
Në pjesën e dytë të përzgjedhurit e seleksionuesit Mario Vujoviq barteshin mirë me sulmet e vendasve deri në minutën e 64-t kur Bullgaria me anë të Martin Petkovit barazuan shifrat në 1:1. Maqedonia humbi mundësi të mirë për të fituar me anë të Georgievit.
MAQEDONIA U 16: Alçevski, Ajdini, Todorovski, Nikollov, Sali, Stojmenov, Zhiviq, Andonovski, Ilievski, Georgiev, Kosteski;
Seleksionues: Mario Vujoviq
Më 16 tetor Bullgaira dhe Maqedonia do të zhvillojnë edhe ndeshjen e dytë kontrolluese.