Maqedonia U 16 barazoi me Azerbajxhanin

Publikuar më 16 Мај, 2017 Lajme, Deri më 17 vjet


Përfaqësuesja U16 e Maqedonisë ka barazuar 1:1 me Azerbajxhanin në ndeshjen e parë kontrolluese nga dy të planifikuara në qendrën stërvitore "Petar Milloshevski".

Në pjesën e parë Maqedonia ishte më e mirë, kontrolloi lojën, posedoi më shumë topin dhe kishte dy mundësi të mira që nuk u shfrytëzuan nga Kire Trpçevski.

Loja e këtillë u bart edhe në pjesën e dytë, mirëpo sërish mungoi goli. Azerbajxhani ndëshkoi mosefikasitetin tonë me gol nga gjuajtja e lirë në minutën e 76-të kur avansuan 0:1. Epërsia e miqve ishte aktive deri në minutën e 79-të kur David Toshevski me goditje precize nga pika e bardhë vendosi rezultatin final 1:1. Agon Elezi u ndal me faul në zonën kundërshtare, duke fituar penalti.

Të enjten luhet ndeshja e dytë kontrolluese ndërmjet këtyre përfaqësueseve, sërish në Shkup në terenin e FFM-së.

MAQEDONIA U 16: 1. Matej Andov, 2. Kristijan Trpçevski, 3. Alen Liçina, 4. Emil Skoko, 5. Vane Tasevski, 6. Bozhidar Mitrevski, 7. Kire Trpçevski, 8. Dimitar Todorovski, 9. Kushtrim Tairi, 10. Agon Elezi, 11. Xhemil Ibishi;

Në pankinë: 12. Dimitrija Gerasimovski, 13. Stefan Golaboski, 14. Hristijan Stojanovski, 15. Boris Jakimovski, 16. David Manasievski, 17. Aleksandar Popovski, 18. Bojan Dimovski, 19. Besir Baftijari, 20. David Toshevski;

Seleksionues: Goran Staniq



   
   
Reprezentacioni A