Maqedonia U 16, barazim në testin e dytë me Armeninë

Publikuar më 13 Март, 2017 Lajme, Deri më 17 vjet


Përfaqësuesja U 16 e Maqedonisë luajti baraz 2:2 me Armeninë në ndeshjen e dytë kontrolluese ndërmjet këtyre dy përfaqësueseve të zhvilluara në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup.

Emil Skoko shënoi gol të mrekullueshëm në minutën e 21 për epërsi të Maqedonisë. Të përzgjedhurit e seleksionuesit Goran Staniq në pjesën e parë nuk shfrytëzuan edhe një mundësi të mirë kur Bojan Dimovski mundej të dyfishojë rezultatin, mirëpo goditja e tij u ndal nga portieri kundërshtar. Në kohën shtesë të pjesës së parë arbitri kryesor tregoi penalti për Armeninë, pasi me dorë në zonë luajti njëri prej mbrojtësve të Maqedonisë. Shagojan ishte realizator i sigurtë i goditjes nga 11 metra, duke barazuar shifrat në 1:1.

Në minutën e parë të pjesës së dytë Kushtrim Tairi goditi shtyllën e portës armene, ndërsa vetëm dy minuta më vonë Bojan Dimovski shfrytëzoi pakujdesinë e mbrojtjes mysafire dhe shënoi për 2:1.

Megjithatë në minutën e 56-të Armenia arriti sërish të barazojë me goditjen e Hambarxhumjanit dhe tani rezultati ishte 2:2. Deri në fund të ndeshjes asnjëra prej përfaqësueseve nuk arriti të krijojë ndonjë mundësi më serioze për të shënuar gol.

MAQEDONIA U 16: Matej Andov, 3. Alen Liçina, 4. Emil Skoko (Amar Kollashinac 75’), 5. Kristijan Trpçevski, 6. Bozhidar Mitrevski, 7. Kire Trpçevski (David Toshevski 21’), 13. Vane Tasevski, 15. Vlladan Novevski (Agon Elezi 51’), 16. Bojan Dimovski, 18. Alen Jusufov (Besir Baftjari 21’), 20. Kushtrim Tairi;

ARMENIA U 16: Avestijan, Asatrijan, Gazarijan, Hambarxhumjan, Karapetjan, Mkrtkjan, Shagojan, Muradjan, Gullambrajan, Petrosjan, Grigorjan;



   
   
Reprezentacioni A