Maqedonia U 15 në turne në Kinë

Publikuar më 22 Мај, 2017 Lajme, Deri më 17 vjet


Përfaqëësuesja U 15 e Maqedonisë prej 22 deri më 29 maj do të merr pjesë në turneun ndërkombëtar për përfaqësuse të reja në Shangaj, Republika Kombëtare e Kinës.

Përveç Maqedonisë që drejtohet nga seleksionuesi Mario Staniq, në këtë turne do të marrin pjesë edhe Kina, Korea e Veriut dhe Krigistani.

Seleksionuesi i përfaqësueses U 15 të Maqedonisë ka ftuar këta futbollistë:

Portierë: Marko Alçevski (Talent), Aleksa Jordanov (Crvena Zvezda-Serbi);

Mbrojtës: Jasin Sali (Nju Stars), Gorast Stojmenov (Metalurg), Aleksandar Gjurkovski (Vardar), Spase Terziev (Akademia Pandev), Rilind Ajdini (Rabotniçki);

Mesfushorë: Altrim Jakupi (Shkëndija), Ali Asani (Vardar), Ivan Nikollov (Bregallnica), Luka Stankovski (Rabotniçki), Filip Andonovski (Metalurg), Stefan Gjorgjiev (Nju Stars), Dimitar Todorovski (Rabotniçki), Vllada Noveski (Vojvodina-Serbi);

Sulmues: Filip Kosotovski (Makedonija Gj.P.), Mario Kostevski (Rabotniçki), Metodi Maksimov (Bregallnica), Mario Ilievski (Vardar), Haris Hoxhiq (Rabotniçki);

Maqedonia U 15 ndeshjen e parë në këtë turne do ta zhvillojë më 24 maj kundër Kinës, dy ditë më vonë pason takimi me Korenë e Veriut, ndërsa më 28 maj në takimin e fundit kundërshtar do të jetë Kirgistani.



   
   
Reprezentacioni A