Publikuar më 15 Март, 2016 në Lajme, Deri më 17 vjet
Përfaqësuesja e Maqedonisë deri në 15-të vite me
rezultat 2:1 ka mundur Turqinë në ndeshjen e parë kontrolluese ndërmjet dy
kontrolluese të zhvilluar në qendrën stërvitore ‘Petar Milloshevki’.
Ekipi ynë zhvilloi lojë të shkëlqyeshme dhe me plotë meritë morri fitoren ndaj kundërshtarit të favorizuar.
David Toshevski me gol në minutën e 36-të e hapi rezultatin. Pas harkimit të Mishko Arsovskit, sulmuesi i ri me kokë dërgoi topin në rrejtën e portierit kundërshtar. Në 40-të minutat e para, Maqedonia nuk shfrytëzoi dy mundësi tjera të shkëlqyeshme për gol përmes Agon Elezit dhe Toshevskit.
Në minutën e parë të pjesës së dytë Besir Baftjari shënoi gol për dyfishim të epërsisë. Kundërshtari rastin e parë më serioz për gol e krijoi në minutën e 58-të, mirëpo Abdulkadir nuk arriti të shënojë. Megjithatë, Turqia shënoi gol për 2:1 me anë të Sulejman-it në minutën e 66-të.
U 15: MAQEDONI – TURQI 2:1 (1:0)
Ndeshje kontrolluese, qendra stërvitore ‘Petar Milloshevski’
Golashënues: 1:0 David Toshevski (36’), 2:0 Besir Baftjari (41’), 2:1 Lus Sulejman (66’)
Maqedonia: Matej Andov, Bozhidar Mitrevski, Mishko Arsovski, Baki Ismaili, Boris Jakimovski, Amar Kollashinac (Nikolla Sekullov), Besir Baftjari (Dimitar Todorovski), Luka Zdravkovski (Emil Skoko), David Toshevski (Edis Spahiu), Agon Elezi, Selam Alimi (Suhejb Muharemi);
Seleksionues: Dashmir Beari
Ndeshja e dytë kontrolluese ndërmjet përfaqësuesesve U 15 të Maqedonisë dhe Turqisë do të luhet të ejnten në orën 15:00 më qendrën stërvitore ‘Petar Milloshevski’.