Publikuar më 24 Мај, 2017 në Lajme, Deri më 17 vjet Femra
Përfaqësuesja U 15 e Maqedonisë barazoi 1:1 kundër
Republikës Popullure tëë Kinës në ndeshjen e parë të turneut që zhvillohet në
Shangaj.
Formacioni i Maqedonisë i udhëhequr nga Mario Vujoviq ishte kundërshtar më i mirë përballë përfaqësueses vendase, kishte më shumë shanse, një herë korniza e portës shpëtoi Kinën pak para fundit të ndeshjes. Shansin e parë e kishte Mario Kosteski në minutën e 21, mirëpo nuk arriti të realizojë. Kinezët avansuan në minutën e 42-të pas një gabimi të portierit të Maqedonisë, duke kaluar në epërsi 1:0. Mirëpo në vazhdim Maqedonia luajti mjaftueshëm mirë për të shmangur disfatën dhe për të marrë rezultat pozitiv në takimin e parë të këtij turneu.
Në minutën e 56-të Stefan Gjorgiev nuk shfrytëzoi mundësi të mirë për gol, por kjo mundësi ishte paralajmërim për barazimin që erdhi në minutën e 60-të me super golin e Mario Kosteskit. Ndeshja mundej të përfundonte në favor të Maqedonisë, mirëpo Dimitar Todorovski në minutën e 83-të me goditje të bukur paraboloi portierin, mirëpo traversa shpëtoi vendasit.
MAQEDONIA U 15: 12. Marko Alçevski, 2. Rilind Ajdini (Sali 79’), 3. Ali Asani, 4. Filip Andonovski (Novevski 57’), 5. Aleksandar Gjurkovski, 6. Spase Terziev (Stojmenov 45), 7. Filip Kostovski (Todorovski 48’), 8. Ivan Nikollov (Maksimov 19’), 9. Mario Ilievski, 10. Stefan Gjorgiev, 11. Mario Kosteski;
Seleksionues: Mario Vujoviq
“Jam i kënaqur me atë që performuam edhe pse lëshuam raste për fitore. Posaçërisht në pjesën e dytë kur nuk realizuam disa mundësi të mira për gol të dytë. Ishim të barabartë në pjesën e parë, por pranuam një gol të lehtë pas gabimit të portierit”, deklaroi seleksionuesi Vujoviq.
Maqedonia U 15 pas dy ditëve do të zhvillojë ndeshjen e dytë në Shangaj, kur përballet me Korenë e Veriut.