Publikuar më 05 Мај, 2016 në Lajme
Përfaqësuesja U 14 e Maqedonisë sot ka zhvilluar
ndeshjen e parë kontrolluese nga dy të parapara me Qipron. Në qendrën stërvitore
‘Petar Milloshevski’ të rinjtë e vendit shënuan fitore.
Të përzgjedhurit e trajnerit Mario Vujovqi luajtën ndeshje të mirë, në të cilën ishin kundërshtar më i mirë dhe me meritë morrën fitoren 2:1 kundër Qipros. Golin e parë të takimit e shënoi Ivan Nikollov në minutën e 33-të. Në pjesën e parë kishim edhe disa raste shënimi për gol, mirëpo të njëjtat mbetën të parealizuara.
Në vazhdim të ndeshjes kundërshtari dha goditjen e parë. Në minutën e 54 Karalompus shënoi për barazim të rezultatit. Golin për fitore të përfaqësueses U 14 të Maqedonisë e shënoi Filip Andonovski në minutën e 70-të.
MAQEDONIA: Stankovski, Gjurkovski, Gorgiev, Stankovski, Sali, Stojmenov, Kostovski, Ilievski, Ajdini, Nikollov;
Seleksionues: Mario Vujoviq