Maqedonia U 14 fitoi turneun e akademive të futbollit në Armeni

Publikuar më 22 Април, 2017 Lajme


Përfaqësuesja U 14 e Maqedonisë ka fituar vendin e parë në turneun e UEFA-së për akademi të futbollit që u zhvillua në Armeni. Të rinjtë e vendit të drejtuar nga seleksionuesi Zvonko Zllatanovski në duelin e fundit ishin më të mirë se Bjellorusia, duke fituar 6:5 pas ekzekutimit të penaltive, pasi koha e rregullt e ndeshjes u kry me barazim 1:1.

Maqedonia avansoi me anë të Sllavçe Zhivkovit në start të pjesës së dytë, ndërsa kundërshtari barazoi me goditje nga penaltia. Pikërisht goditjet nga 11-të metra duhej të vendosin fituesin e këtij takimi, ndërsa shpresat e Maqedonisë u treguan ekzekutues më të mirë të penaltive, duke triumfuar me rezultat final 6:5. 



   
   
Reprezentacioni A