Maqedonia startoi me fitore në Ligën e Kombeve

Publikuar më 07 Септември, 2018 Lajme, Lajme

Përfaqësuesja A e Maqedonisë mundi 2:0 Gjibraltarin në transfertë.

Përfaqësuesja e Maqedonisë ka nisur me fitore pjesëmarrjen në garën e re të UEFA-së Liga e Kombeve. Të përzgjedhurit e seleksionuesit Igor Angellovski kishin paraqitje të suksesshme në transfertën me Gjibraltarin, duke shënuar fitore 2:0. Ivan Triçkovski shënoi për epërsi 1:0 në minutën e 17-të pas asistit të Ristovskit, ndërsa në minutën e 35-të pas një rivënie këndore Ezgjan Alioski sjell një të majtë të fortë për epërsi 2:0 në pjesën e parë. 

Pjesa e dytë kaloi me dominim të Maqedonisë që krijoi disa mundësi shënimi, mirëpo pa mundur të gjejë rrjetën. Takimi u mbyll me rezultat 2:0 për Maqedoninë, i mjaftueshëm për tre pikë dhe për të parë veten në vendin e parë në grup që në start të garave në Ligën e Kombeve. Kështu Maqedonia bëri detyrën për ndeshjen e parë, ndërsa tashmë gjithë vëmendja kthehet ka sfida e rradhës të dielën në Shkup kundër Armenisë me fillim në orën 18:00.




   
   
Reprezentacioni A