Maqedonia sipas planit, mund 2:0 Lihtenshtajnin

Publikuar më 16 Ноември, 2018 Lajme, Lajme


Qëllimi realizohet. Maqedonia me fitore kthehet nga Vaduzi dhe tashmë duhet vetëm një pikë nga ndeshja e fundit për të konfirmuar pozitën e parë në renditjen tabelare të Grupit 4 të Ligës D në kuadër të Ligës së Kombeve.
Me golat e Bardhit dhe Nestorovskit Maqedonia triumfoi 2:0 përballë Lihtenshtajnit në stadiumin 'Rejn Park' të Vaduzit.
Reprezentuesit tanë sulmuan që në start më kërkim të epërsisë dhe mundësinë e parë e kishte Hasani kur goditja e tij u ndal vetëm në pjesën e jashtme të rrjetës.
Momenti vendimtar i takimit ndodhi në fillim të pjesës së dytë kur Pandev fiton faul para zonës kundërshtare, ndërsa me super gol shfaqet Enis Bardhi që sjell epërsi 1:0 me golin e parë nga gjuajtja e lirë në fanellën e ekipit përfaqësues. 

Predha e Bardhit i bëri gjërat më të lehta dhe tashmë në terren ekzistonte vetëm Maqedonia që shtypi thellë në pjesën e vet Lihtenshtajnin.
Pandev i'u afrua golit 20-të minuta para fundit, mirëpo shtylla i'a ndali gëzimin.

Pas disa rasteve të humbura ndeshja hyri në kohën shtesë me epërsi minimale të Maqedonisë, mirëpo gjithsesi do të vinte edhe goli i dytë. Trajkovski asistoi për Nestorovskin, i cili me lehtësi shënon për rezultat final 2:0.

LIHTESHTAJN-MAQEDONI 0:2 (0:0)
Stadiumi:
'Rajn Park' në Vaduz
Shikues: 2 116
Arbitër: Petr Ardaleanu(Çeki)
Golashënues: Bardhi 50' dhe Nestorovski (Maqedonia)
LIHTENSHTAJNI: Buhel, Brandl (Erne 75'), Gopel, Kuintas (Eberle 75'), Sale (Lo Ruso 75'), Veiser, Salanoviq, Mejer, Reçstener, Palverino.
Seleksionues: Rene Pauriç
MAQEDONIA: Dimitrievski, Ristevski, Musliu, Triçkovski (Spirovski 76'-Toshevski 84'), Trajkovski, Pandev, Hasani (Velkovski 76'), Bejtullai, Nikolov, Bardhi, Nestorovski.
Seleksionues: Igor Angellovski



   
   
Reprezentacioni A