Publikuar më 26 Септември, 2022 në Lajme
Përfaqësuesja A e Maqedonisë është mposhtur nga Bullgaria me rezultat 1:0 në ndeshjen e fundit në grupin e Ligës së Kombeve të UEFA-s.
Në arenën “Todor Proeski”, Maqedonia mbeti me një lojtar më pak në minutën e 13-të, pas kartonit të kuq direkt të marrë nga Todor Todorovski.
Në minutën e 25-të të ndeshjes, Ristovski pati një rast të mirë, duke gjuajtur fortë nga njëzet metra, por portieri mysafir ndërhyri mirë. Bejtullai pati një rast të mirë para fundit të pjesës së parë, por goditja me kokë ishte e pasaktë.
Në vazhdim të takimit, në minutën e 49-të, Bullgaria kaloi në avantazh për 1:0. Despotov shënoi golin.
Alioski tentoi dy herë pas golit të Bullgarisë, por pa një kërcënim më serioz ndaj portierit mysafir. Në minutën e 90-të, Doriev humbi një rast të jashtëzakonshëm për Maqedoninë.
MAQEDONIA: Dimitrievski, Bejtullai, Zajkov, Musliu, Todorovski, Trajkovski (Ashkovski 23' - Babunski 85'), Bardhi, Elmas, Alioski, Miovski (Spirovski 60'), Ristovski (Doriev 60');
Seleksionues: Bllagoja Milevski;