Maqedonia pëson disfatë minimale nga Arabia Saudite në kontrolluesen në Abu Dhabi

Publikuar më 22 Октомври, 2022 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja e Maqedonisë humbi minimalisht me rezultat 1:0 nga Arabia Saudite në duelin kontrollues të luajtur në Abu Dhabi.


Në pjesën e parë pamë një luftë taktike, kryesisht në mesfushë, pa kërcënime serioze.


Në minutën e 17-të të ndeshjes, Arabia Saudite kishte një mundësi të mirë. Pas një rëvënie nga këndi të ekzekutuar mirë, Alabed goditi me kokë, por portieri Naumovski bëri një ndërhyrje të shkëlqyer.


Në 45 minutat e para, Maqedonia kërcënoi portën kundërshtare përmes Hasanit dhe Dorievit.


Në pjesën e dytë, Maqedonia ishte e para që tentoi golin e Arabisë Saudite. Vellkovski dërgoi një top të shkëlqyer për Doriev, i cili arriti të gjejë Maksimov në shtyllën e dytë, por gjuajtja e futbollistit të Rabotniçkit u ndalua nga një lojtar kundërshtar.


Në minutën e 53-të, Abdulrahman Alhamdan ka goditur nga 20 metra, por sërish Naumovsli kishte një tjetër ndërhyrje të mirë.


Në minutën e 85-të përfaqësuesja e Arabisë Saudite kaloi në epërsi për 1:0. Shënues i golit ishte Khalid Saleh Khalid Alshehri.


Përfaqësuesja e Maqedonisë u dëmtua për dy penallti në një aksion. Stojanovski në tentativën e parë u bllokua ilegalisht dhe u tërhoq zvarrë nga kundërshtari, ndërsa në vazhdim të aksionit një lojtar i Arabisë Saudite e ktheu topin me dorë nga vija e portës, pas gjuajtjes së Trapanovskit.



MAQEDONIA: Naumovski; Tosheveki, Bejtullai, Vellkovski, Bërdarovski; Adem, Dimovski; Hasani, Maksimov, Doriev; Ibrahimi;


Në pankinë: Aleksovski, Zahov, Mlladenovski, Nikolov, Trapanovski, Ilievski, Stojanovski, Shabani, Merxhani;


 Seleksionuesi: Bllagoja Milevski;


ARABIA SAUDITE: Alvoais; Kano, Almuwallad, Al Abed, Bamasud, Altambakti, Alhamadan, Alburayk, Otaif, Alobud, Radif;



   
   
Reprezentacioni A