Maqedonia nisi përgatitjet për Slloveninë

Publikuar më 07 Октомври, 2019 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë sot ka nisur përgatitjet për ndeshjen eliminatore për EURO 2020 me Slloveninë e cila luhet më 10 tetor në orën 20:45 minuta në Arenën “Todor Proeski” në Shkup.

Në takimin me mediat në grumbullim e sipër seleksionuesi i ekipit përfaqësues, Igor Angellovski potencoi se beson në paraqitje të mirë dhe fitore edhe përkundër faktit se përballemi me mungesën e Enis Bardhit (lëndim) dhe Egzon Bejtullait (kartona të verdhë). Në grumbullimin në hotelin ‘Grand Plazz’ ekipit përfaqësues i’u bashkuan edhe të ftuarit në mënyrë shtesë Mario Mlladenovski nga rradhët e Vardarit dhe Gjorgji Stoilov i Akademia Pandevit.

“Parashikimet për Bardhin u treguan të sakta, humbim lojtar të rëndësishëm para këtyre dy ndeshjeve. Pikërisht për këtë arsye dhe shkaku i pezullimit të Bejtullait për ndeshjen e parë, vendosa të bëj ftesë për dy lojtarë të rinjë nga kampionati vendor. Stoilov luan gjatë kohë në ligën tonë, është një prej liderët e Akademia Pandevit dhe kur nuk e kemi Bardhin vendosa ta thëras atë. Sa i përket Mlladenovskit, me vetëm 19-të vite luajti në nivel të lartë në derbin me Shkëndijën dhe mendoj se bëhet fjalë për kalibër reprezentues”, deklaroi Igor Angellovski.

“Pres ky grumbullim të kalojë pa problem dhe të përgatitemi mirë, pasi e dimë vlerën që ka kjo ndeshje për ne. Pa marrë parasysh mungesat, nuk ankohem, besoj në cilësinë e të gjithë lojtarëve që kemi këtu dhe me një disiplinë dhe angazhim maksimal, mund të arrijmë qëllimin e përbashkët, të fitojmë ndeshjen me Slloveninë”, shtoi seleksionuesi.

Zëvendës kapiteni i ekipit përfaqësues, Stefan Ristovski thotë se ky ekip ka cilësi dhe mund të fitojë në terren vendas. Lojtari i Sporting Lisbonës i cili mungoi ndeshjet e kaluara shkaku i dëmtimit, tani thotë se është i gatshëm dhe do të japë gjithçka nga vetja për të ndihmuar brenda mundësive të tij.

“Na presin dy ndeshje të vështira me dy përfaqësuese serioze, me listë serioze të futbollistëve të cilët në të kaluarën treguan kualitet. E mirë është që Maqedonia është në garë për vendin e dytë, por mbi të gjithë, së pari duhet të koncentrohemi te Sllovenia. Shpresojmë në rezultat pozitiv dhe të tregojmë që Maqedonia është e gatshme. Kaloi një periudhë e gjatë nga ndeshja ime e fundit, lëshova përgatitjet, por ata që më njohin e din se jam person që nuk dorëzohem. Kam një javë që ushtrojë në stërvitje, por do të shohim sa do të mundem të qëndrojë. Këto ndeshje kërkojnë përgjegjësi. Fakt është që nuk jam i gatshëm, por këtu jam të ndihmojë aq sa mundem”, tha Ristovski.

Maqedonia sonte nga ora 19:00 në arenën “Todor Proeski” do të zhvillojë seancën e parë stërvitore.




   
   
Reprezentacioni A